Ushtria dhe policia kanë nisur sot kontrollet në terren për monitorimin e zbatimit të masave parandaluese për koronavirusin.
Kjo masë u paralajmërua më herët nga kryeministri Edi Rama, i cili këshilloi qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Mësohet se janë ngritur postblloqe në Vlorë e në Lezhë, ku po ndalohen mjetet me targa të huaja, për të intervistuar udhëtarët, në mënyrë që të kuptohet historiku i lëvizjes së tyre, nëse kanë kaluar apo jo nga vende që janë në zonën e kuqe.
Policitë janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren por dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve./ Opinion.al