Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur që sot të dekretojë emërimin e tre anëtarëve në Gjykatën e Lartë
Pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej KLG mbi këto propozime, Presidenti vendosi të dekretojë si anëtarë të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Panda.
“Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Tashmë Gjykata e Lartë bëhet me 4 anëtarë pasi në detyrë është aktualisht Ardian Dvorani. /Opinion.al