Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-Metës dhe Bashës: Jo task-forca të veçanta, të bashkojmë ekspertët

2020/03/10 at 4:04 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama-Metës dhe Bashës: Jo task-forca të veçanta, të bashkojmë ekspertët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur përsëri sot qeverinë për të diskutuar në lidhje me situatën së krijuar nga koronavirusi.

Rama kërkoi bashkëpunimin e opozitës joparlamentare dhe presidentit Ilir Meta për të bashkuar task-forcat e ngritura për masat parandaluese ndaj koronavirusit dhe t’i vënë në shërbim të komitetin teknik.

Kreu i qeverisë tha se është e pakuptimtë dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që të ketë grupe të ndryshme ekspertësh që nuk i shërbejnë të njëjtit qëllim, atë të parandalimit. R

Teksa foli për masat e marra nga Qeveria, Rama u ndal dhe tek denoncimi i PD për shpërndarjen e maskave të skaduara. Kryeministri tha se denoncimi i selisë blu bëhet në kuadër të “luftës së helmatisur për pushtet”.

“Personat publikë dhe mbi ta, për shkak të aksesit dhe të përgjegjësisë, të gjithë përfaqësuesit e politikës sot kanë detyrën të jenë bashkë dhe jo të ndahen në task-forca të ndryshme që janë praktikë e panjohur në planet. Në asnjë vend të planetit nuk është shfaqur ndonjë task forcë alternative, task forcë opozitare, presidenciale, dixhitale…Për cfarë? Cfarë do të nxjerrim ne politikisht në kushtet e kësja lufte përveç bojës tonë, si persona që përfaqësojmë të tjerët? Asgjë tjetër.Më erdhi shumë mirë dje kur kryetari i opozitës mbajti një fjalë para opinionit publik që ishte fjala e mbajtur nga të gjithë si vëllezërit apo si motrat në të njëjtin pozicion në të gjitha vendet që janë në luftë. Por sot, as më shumë e as më pak gjithçka ndryshoi, dhe ndryshoi duke nxitur panik përmes dezinformimit të pajustifikuar. Shqipëria nuk është kaq e madhe dhe nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në Task forca. Nëse në Italinë e madhe një vend i G7, sistemi kolapsoi dhe të gjithë përfshirë edhe mjekë e infermierë në pension u bashkuan. Të gjitha institutet e ekspertëve janë bashkuar. Por në Shqipërinë e vogël, çfarë më mirë mund të bëhet nga ekspertë të këtyre task forcave se sa të bashkohen me aktualitetin shëndetësor dhe komitetin teknik. Nuk ka asnjë problem të monitorohet, të verifikohet, patjetër. Por niveli i komunikimit, i bashkëpunimit, i mirëkuptimit, jo në funksion të njërës palë apo tjetër . Se këtu nuk jemi palë, jemi një komunitet njerëzor i kërcënuar nga një virus. Jemi familjarë, dhe të moshuarit tanë janë të gjithë të kërcënuar po njësoj, jemi individë që kemi të dashurit tanë dhe më të dobëtit mes nesh janë kërcënuar po njësoj. Duhet një nivel komunikimi për të bërë më mirë, por jo një zgjatim, një bisht, një degëzim i helmatisur i luftës së përditshme mizerabël politike në kushte paqe. Ftesa ime është e sinqertë.” tha Rama./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
Bota

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

1 Tetor, 2025 8:05 pm
FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
Sport

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

1 Tetor, 2025 7:36 pm
IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
Aktualitet

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

1 Tetor, 2025 6:55 pm
“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
Aktualitet

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

1 Tetor, 2025 6:50 pm
Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri
Aktualitet

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

1 Tetor, 2025 6:16 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

1 Tetor, 2025 5:40 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Izraeli po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit

1 Tetor, 2025 4:36 pm
Sulltan Novruzi, Begaj uron besimtarët bektashinj
Aktualitet

Begaj dekreton datën, ja kur do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës

1 Tetor, 2025 4:08 pm
Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar
Aktualitet

Propozohet si kandidat për bashkinë e Tiranës, Hasimja: Ndihem i vlerësuar

1 Tetor, 2025 3:24 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Para
Koronavirusi, rritet numri i viktimave

"Ne jemi vetëm në fillim të kësaj epidemie"

Koronavirusi/ Qeveria: Një nga prindërit, pushim deri në 23 mars

Rama: Mjekët dhe infermierët, 1 mijë euro shtesë nga rroga

Koronavirusi prek Shqipërinë, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Masat:Mbyllen disa shërbime në sportele,administrata të punojë nga shtëpia

TE FUNDIT

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington

Kritikoi takimin e Trump me Erdogan, pushohet nga puna gazetari turk në Washington
1 Tetor, 2025

Korrespondenti në Washington i rrjetit televiziv turk NTV, është pushuar nga puna pasi bëri komente kritikuese për takimin mes Trump...

Lexo më shumë

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit

FIFA gjobit FSHF-në për incidentet jashtë stadiumit
1 Tetor, 2025

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente...

Lexo më shumë

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës

IKMT aksion për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës
1 Tetor, 2025

Edhe Parku Kombëtar i Valbonës është prekur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje. Teksa ka ndarë një video nga prishja...

Lexo më shumë

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
1 Tetor, 2025

Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në nivelin 2.5 për qind normën bazë të interesit për lekun. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com