Këshilli i Ministrave ka vendosur që shtëpia e ushtarakëve në Plepa në Durrës të kthehet në karantinë si dhe ka alokuar një fond prej 400 milionë lekësh për Ministrinë Shëndetësisë.
Në vendimin e marrë sot thuhet se Ministria e Mbrojtjes do të jetë autoriteti kontraktor e cila do të prokurojë procedurën për rikonstruksionin, blerjen e mallrave, sigurimin e ushqimit dhe sigurimin e shërbimit të lavanderisë për karantinën e re që do të ndërtohet. Ministrisë së Mbrojtjes i është shtuar gjithashtu një fond rreth 14 milionë lekë nga rezervat e shtetit.
Këshilli i ministrave ka vendosur gjithashtu që të shtojë buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me 400 milionë lekë për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. /Opinion.al