Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pasi firmosi dekretin, Meta publikon arsyet pse ktheu ligjin

2020/03/03 at 12:57 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasi firmosi dekretin, Meta publikon arsyet pse ktheu ligjin

Një ditë pasi firmosi dekretin për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit që ndryshon procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta ka publikuar dhe arsyet me të cilat argumenton ‘anti-kushtetueshmërinë’ e tij.


Presidenti i Republikës, konstaton se ligji është në kundërshtim me nenet 4, pikat 2 e 3, dhe 129 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Ai i referohet nenit 4 pika 3 të Kushtetutës i cili parashikon se rregulli kushtetues zbatohet drejtpërdrejtë.  Në rastin konkret, neni 129 i Kushtetutës në të cilin parashikohet procedura e betimit të gjyqtarëve para presidentit, renditet ndër dispozitat Kushtetuese të cilat zbatohen drejtpërdrejtë dhe qëllimi i këtij neni nuk mund të rregullohet, shtohet apo ndryshohet me ligj.

Në argumentimin e tij Meta shkruan se Kuvendi përmes këtij ligji shmangen dispozitat Kushtetuese duke përmbysur kështu hierarkinë e normave ligjore në Shqipëri.

Presidenti shkruan se ligji i Kuvendit bie ndesh me përmbajtjen e nenit 129 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Rregulli kushtetues i ngulitur në nenin 129 të Kushtetutës, kurrsesi nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet me akte juridike që dalin në shkelje të Kushtetutës. Neni 129 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë është një dispozitë që ushtrohet drejtpërdrejt dhe kushtetutëbërësi këtë të drejtë, përmes kësaj dispozite, ia ka atribuar posaçërisht Presidentit të Republikës. Duke ju referuar të gjitha konstatimeve të mësipërme, ligji nr. 14/2020, bie ndesh me normat kushtetuese që parashikojnë kompetencat e Presidentit në lidhje me betimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Shtimi i pikës 1 në dispozitën ligjore të nenit 8, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, nuk mbështetet në parimet dhe rregullimet kushtetuese, por e shkel hapur Kushtetutën. Kjo shkelje dhe dhunim i Kushtetutës, cenon edhe parimin e shtetit të së drejtës, të shprehur me hierarkinë e normave dhe përparësinë e Kushtetutës, në raport me normat e tjera ligjore. Për më tepër, ky ligj synon që gjatë procesit të vlerësimit dhe zgjedhjes/emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nëse Presidenti i Republikës konstaton shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit, ai të mos ketë mundësi t`i evidentojë ato. Kjo nuk është gjë tjetër, veçse tentativa e radhës për kapjen politike të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese nga partia shtet, dhe shkatërron besueshmërinë në sistemin e drejtësisë në tërësi. Presidentit, i kërkohet jo vetëm nga Kushtetuta por edhe nga situata aktuale që të mbrojë në mënyrë energjike vlerat bazike të Kushtetutës dhe demokracisë. Për këtë do të përdorë të gjitha mjetet kushtetuese e ligjore në proporcion me rrezikun e madh që i kanoset bashkëjetesës së qytetarëve, ruajtjes së vetë ekzistencës së shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës mbi të gjitha”, shkruan ndër të tjera Presidenti Meta në arsyetimin e tij. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Bota

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

11 Tetor, 2025 9:12 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

11 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Para
Serbia vijon fushatën kundër njohjes së Kosovës

Serbia vijon fushatën kundër njohjes së Kosovës

PROFILE/ Kush janë 3 emrat e rinj që ranë në rrjetën e OFL-së

Dy të dënuar për vrasje, “në rrjetën” e OFL-së

“Zgjedhorja”/ Përfaqësuesit flasin pas takimit por asgjë nuk i bën bashkë

"Zgjedhorja"/ Përfaqësuesit flasin pas takimit por asgjë nuk i bën bashkë
















TE FUNDIT

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
11 Tetor, 2025

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me...

Lexo më shumë

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
11 Tetor, 2025

Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në...

Lexo më shumë

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
11 Tetor, 2025

"Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara", shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në...

Lexo më shumë

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
11 Tetor, 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com