Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka quajtur manifestimin që do të zhvillohet sot nga Presidenti Meta “një klithmë të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi”.
Presidenti Meta i ka ftuar sot të gjithë qytetarët të marrin pjesë në atë që ai e ka quajtur “Besëlidhje” në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa Spiropali shkruan se kjo është një “BesëLike”.
Ajo shton se Presidenti Meta ka frikë nga “besa e lidhur” me SHBA dhe BE për ta bërë vendin shtet të së drejtës.
“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Është frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Është rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”, shkruan ministrja Spiropali në Twitter. /Opinion.al
BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) March 2, 2020