Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali seksual në Fier, Shahini sulmon mediat

2020/02/28 at 6:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali seksual në Fier, Shahini sulmon mediat

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka mbajtur fjalën e saj në kongresin e Partisë Socialiste që ka çelur sot dyert. Kryefjala e fjalimit të saj ishte ‘feminizmi’ dhe ‘kultura patriarkale’.


Sipas Shahinit, për kulturën e patriarkale në Shqipëri por edhe në botë një pjesë të madhe të fajit e ka “media patriarkale”.

Ajo iu kthye edhe njëherë rastit të fundit të skandalit seksual të zbuluar në gjimnazin e Fierit, ku asaj iu kërkua të jepte dorëheqjen. Por Shahini tha se për këtë rast fajin e kanë “mediat patriarkale që po e ngufasin” sipas saj dhunën ndaj femrave.

Këto “media patriarkale me burra që spekulojnë me javë duke zbardhur identitetin e viktimave” janë sipas ministres Shahini problemi pse ndodhin raste skandaloze si ai në Fier ku një pjesë e madhe e stafit pedagogjik të shkollës kishin krijuar një rrjet abuzuesit me nxënëset minorene.

Emisioni “STOP” denoncoi disa javë më parë këtë rast, duke nxjerrë me video një nga mësuesit që përpiqej të abuzonte me një nga nxënëset por edhe dëshmitë të tjera të nxënësve që zbuluan skandalin që vijonte prej kohësh në atë institucion arsimor.

“Media në vend që t’i trajtojë në ndjeshmëri, i nxjerr në emisione dhe spekulojnë me javë. Vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Nuk janë të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre, që gjoja brengosen për ngacmim, ndërsa objektivikojë dhe ndoshta ngacmojnë edhe vetë trupat e grave të reja që vallëzojnë aty në emision”, tha ministrja Shahini në fjalën e saj.

Pa treguar kurrfarë keqardhjeje për abuzimin e zbuluar ajo drejtoi gishtin nga media e cila në fakt zbuloi dhe denoncoi këtë rast por kurrë nuk zbuloi identitetin e viktimës por vetëm të abuzuesve duke i diskretituar ata publikisht.

Në një reagim të mëparshëm për rastin në fjalë, ministrja tha se të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal janë shkarkuar dhe po ndiqen penalisht por në reagimin e saj nuk përmendej përgjegjësi për mekanizimin parandalues i cili megjithëse ministrja thoshte se është “kyç”, nuk kishte funskionuar për një kohë të gjatë për këtë shkollë.

Shahini nuk u ndal vetëm në këtë rast gjatë fjalimit të saj. Ajo tha se arsimi në shqipëri ka bërë hapa përpara dhe se “Shqipëria po del nga viti në vit më mirë në testet ndërkombëtare dhe se vajzat po dalin më mirë nga djemtë”.

Në fakt rezultatet e testit të PISA-s këtë vit ishin shenja për këmbana alarmi. Rezultatet e PISA 2018 për herë të parë nuk tregojnë ndonjë përmirësim të dukshëm nga cikli pararendës. Dallimet e PISA 2018 nga PISA 2015 nuk janë statistikisht domethënëse, edhe pse ka pasur ulje në matematike dhe rritje në shkencë. Në raportin përfundimtar të 2018 Shqipëria përmendet pozitivisht sa i përket masivizimit të pjesëmarrjes në shkolla por duket se kjo reformë (e ndëmarrë prej vitit 2007) e ka dhënë maksimumin e saj duke bërë që kurba e rezultateve të mos jetë më në rritje por të përkulet drejt rënies. Pra duke qenë se pjesëmarrja në shkolla është rritur ndjeshëm dhe rezultatet nuk kanë pësuar rritje, madje në letërsi ato janë në nivele problematike sipas raportit, ku gjimnazistët shqiptarë ishin në nivelet e pragut të kalueshmërisë. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
Aktualitet

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

26 Nëntor, 2025 1:03 pm
Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
Aktualitet

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

26 Nëntor, 2025 12:39 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Para
Regjistrohen rastet e para me koronavirus në Rumani, Danimarkë e Norvegji

Koronavirusi, 21 viktima në Itali

Derbi kryeqytetit/ Atmosfera dhe koreografitë, “Guerilsit” ende jashtë

Derbi kryeqytetit/ Atmosfera dhe koreografitë, "Guerilsit" ende jashtë

Rama – grave: Ma hiqni këtë ‘zoti’, ‘zonja’. Më pëlqen ‘shoqet’ e Besës

Rama - grave: Ma hiqni këtë ‘zoti’, ‘zonja’. Më pëlqen 'shoqet' e Besës
















TE FUNDIT

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin

Me dy çarje në zemër e një në stomak, mjekët e Durrësit shpëtojnë të miturin
26 Nëntor, 2025

Spitali i Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në lagjen 14 të qytetit...

Lexo më shumë

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në

Përfundon vettingu për kandidatët për BKH-në
26 Nëntor, 2025

Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, rezultatet i janë dërguar...

Lexo më shumë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com