Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sali Berisha humb njeriun e dashur: Zi në familjen tonë!

2020/02/14 at 7:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sali Berisha humb njeriun e dashur:  Zi në familjen tonë!

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha po kalon orë të vështira në familjen e tij, pasi  ka humbur kushëririn e tij, djalin e xhaxhait, Sylejmanin.


“Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjarëve tanë dhe perfunduam shkollën 7 vjeçare. Më vonë rrugët tona u ndanë por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër të Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme,”-ka shkruar Berisha.

Gjithashtu në postimin e tij, ish-kryeministri ka përshkruar jetën plot sakrifica si minator të të afërmit të tij.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha
Zi ne familjen tone!
Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona. Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme.

Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte.
Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet.

Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere.
Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une po respektoj traditen e familjes time.
Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua.
Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij.
Atij i dhane lamtumiren e e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin!

Për t’i dhënë lamtumirën kushëririt të ish-kryeministrit Sali Berisha i pranishëm ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.Përmes një postimi në rrjete sociale ai ka treguar se e njihte nga afër të afërmin e ndjerë të Berishës.

“Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të,”-shkruan Haradinaj bashkangjitur me disa foto nga ceremonia mortore./Opinion.al/

 

/Opinion.al/

Etiketa: humbjesali berisha


Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
UEFA përjashton Manchester City-n nga Champions League

UEFA përjashton Manchester City-n nga Champions League

Falimenton kompania turke e fluturimeve

Falimenton kompania turke e fluturimeve

Tragjedi në Bulqizë/ Vdes nëna me 2 fëmijët nga rrjedhja e gazit

Detaje nga vdekja e nënës dhe dy fëmijët e saj në Ostren të Bulqizës
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}