Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Financat raportojnë borxhin jashtë bilancit, detyrimet e fshehura…

2020/02/10 at 8:16 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Financat raportojnë borxhin jashtë bilancit, detyrimet e fshehura…

Ministria e Financave i ka raportuar së fundmi borxhin jashtë bilancit zyrtar i njohur ndryshe si detyrim i fshehur. Këto detyrime për vitin aktual pritet të arrijnë 2,6 për qind të PBB-së e cila korrespondon me një vlerë neto prej 46 miliardë lekësh ose (375,6) milionë euro. Detyrimet e prapambetura parashikohet të rriten këtë vit me rreth 2 miliardë lekë në raport me vitin 2019, ku raportohen rreth 44 miliardë lekë nga Ministria e Financave.

Detyrimet jashtë bilancit nuk janë të përfshira në borxhin publik të vendit, por ato po raportohen në Kuadrin Makroekonomik të Ministrisë së Financave si shoqëruese të tabelave të borxhit publik.

Në raportet tremujore për monitorimin e detyrimeve të prapambetura Ministria e Financave raporton vlera shumë më të ulëta, duke e bërë konfuze shifrën e vërtete të borxheve të fshehura.

Institucione të tjera që monitorojnë ecurinë e këtyre detyrimeve raportojnë shifra të ndryshme. Psh Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi ka analizuar ecurinë faktike të buxhetit 2018 ka gjetur se me gjithë detyrimet që rrjedhin nga vendimet gjyqësore ndërkombëtare detyrimet e prapambetura arrijnë në 75.5 miliardë lekë, ndërsa Ministria e Financave përllogariti për të njëjtin vit 46 miliardë lekë detyrime.

Qeveria e Shqipërisë nuk ka mundur të përmbushë angazhimet e forta që mori në vitin 2013 për të mos krijuara detyrime të fshehura përtej llogarive zyrtare të buxhetit. Madje  për këtë qëllim u miratua një strategji e posaçme, ligje, udhëzime dhe rregulla të reja të cilat kishin masa ndëshkuese për entet publike që krijonin detyrime.

Teksa mori 75 miliardë lekë borxhe për të shlyer detyrimet e qeverisë Berisha para 2013, qeveria Rama nuk ka mundur të frenojë këtë fenomen që tashmë është bërë edhe më i mprehte nga aktivizimi i kontratave koncesionare dhe disa masave të tjera si Korporata e Investimeve.

Agjencia e Vlerësimit të Standard & Poor’s (S&P) lajmëroi pak ditë më parë se do të ulë renditjen për borxhin publik të Shqipërisë nga stabël që u vlerësua aktualisht për shkak të materializimit të rreziqeve që mund të vijnë nga aktivizimi i Korporatës së investimeve dhe PPP, të cilat mund të krijojnë detyrim jashtë bilancit fiskal.

S&P vë në dukje se qeveria shqiptare duke krijuar Korporatën e investimeve Strategjike, e cila synon devijimin e një pjesë të shpenzimeve kapitale jashtë administrimit të buxhetit dhe ministrisë së Financave krijon një buxhet  dytësor që bëhet shkak për detyrime të reja që rrezikojnë borxhin publik./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tërmeti/ Pacolli publikon fotot e banesave që do të ndërtojë në Thumanë

Tërmeti i 26 nëntorit, risiguruesit rrisin primet për Shqipërinë

Oscars, kush triumfoi dhe çfarë ndodhi për herë të parë në histori

Oscars, kush triumfoi dhe çfarë ndodhi për herë të parë në histori

Anti- Shpifja dhe emërimet në Kushtetuese, “Venecia” zbrakon në Tiranë

Anti- Shpifja dhe emërimet në Kushtetuese, “Venecia” zbrakon në Tiranë

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com