18 klandestinë kurdë, marokenë dhe irakianë të cilët po tentonin të shkonin me skaf nga Shqipëria drejtë Italisë janë shpëtuar nga mbytja.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia ka arrestuar një persona banues në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave, skafi dha sinjalin SOS 18 milje në det të hapur nga kepi i Selitës, pasi ishte çarë dhe njerëzit brenda rrezikonin jetën.
Bëhet me dije se pas marrjes së sinjalit për ndihmë, drejt sakfit në të cilin ndodheshin 18 klandestinë u nisën skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare.
Operacioni ka zgjatur disa orë dhe rreth orës 4 të mëngjesit skafi është nxjerrë në breg duke shpëtuar të gjithë klandestinët. / Opinion.al