Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendet e punës të mbetura bosh, bizneset punësojnë shtetas nga Azia dhe…

2020/01/30 at 8:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vendet e punës të mbetura bosh, bizneset punësojnë shtetas nga Azia dhe…

Chandra Selli ka pak javë që ka lënë vendlindjen për të punuar si kamariere në Tiranë. Bashkëshorti i saj është zhvendosur në Itali, ndërsa pjesa tjetër e familjes vijon të jetojë në Sri Lanka.


“Kam pak që kam ardhur në Tiranë dhe më pëlqen vërtetë shumë. Njerëzit më flasin, më përshëndesin. Tani kam filluar punë si kamariere për pak kohë. Së shpejti do të punoj si sanitare në një familje. E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të gjej një punë, ndërkohë që kam edhe dy djem për të cilët duhet të kujdesem. Më pëlqen shumë këtu dhe besoj do të rri gjatë në vendin tuaj”, tha ajo për “Monitor Ekonomi”.

Njësoj si Chandra, në Tiranë sapo ka mbërritur edhe Stanley Akoma nga Nigeria i cili është në pritje të ditës së parë të punës në një kompani private security.

Chandra Selli Nga Sri lanka punon kamariere në Tiranë “Unë vij nga Nigeria, nga një vend i varfër ku vështirë të gjeja punë, ndërkohë që më duhet të kujdesem për familjen time. Në fillim emigrova në Turqi, por atje gjeja punë të përkohshme, 1 javore apo 1 mujore. Këtu në Shqipëri komunikova me disa agjenci punësimi dhe arrita të mbyll një kontratë me një kompani sigurie. Do të punoj security për ta me një rrogë të kënaqshme. Tirana më pëlqen shumë, sidomos njerëzit që janë të sjellshëm me mua kudo ku shkoj”, thotë ai.

Emigracioni i lartë nuk përbën ndonjë të re për Shqipërinë. Profesionistët me eksperiencë në fusha të ndryshëme, i janë drejtuar Evropës për të punuar dhe kjo ka sjellë që kompanitë vendase, të kenë vështirësi në gjetjen e puntorëve, duke e kaluar në plan të dytë kualifikimin e tyre.

Ermal Jauri, drejtues i kompanisë së punësimit “Europe Agency”, pohon se “kërkesat e kompanive janë që në të ardhmen të zëvendësojnë personelin shqiptar me atë të huaj. Edhe pse në realitet kjo nuk është diçka e mirë, por në fakt është e vetmja zgjidhje që kanë kompanitë. Në momentin që flasim kemi kërkesë për 120 veta staf të huaj, që i kemi sot në zyrë gati për të filluar punë pas mbylljes së procedurave. Kërkesat janë në të gjithë sektorët, por sektorët e shërbimit janë ato që kërkojnë më shumë në shifra. Kemi kompani prodhimi që kërkojnë krah pune dhe punonjës të pakualifikuar. Kemi kompani të cilat janë në fushën e teknologjisë dhe informacionit që kërkojnë programues, IT dhe kërkojnë në shifra të frikshme. Nuk ka më rëndësi që stafi të jetë i kualifikuar sesa stafi, i cili ka qëndrueshmëri në punë. Shumë kompani janë të gatshme t’i trajnojnë vetë punonjësit e tyre vetëm me qëllim që të kenë një kontratë afatgjatë të parashikuar dhe të besueshme, që nëse do të marrin dikë në punë sot dhe do të investojnë në trajnimin e tij e ka të sigurt që për aq sa ka kontratën do ta ketë në punë”.

Sipas agjencive të punësimit çdo muaj hapen kontrata të reja me kompani, të cilat do të sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia. Sipas tyre, punonjësit që vijnë nga këto vende kanë kosto të ulët, nuk kanë shumë pritshmëri page kur vijnë dhe janë të gatshëm për çdo lloj pune. Për më tepër që janë më të shumtë në numër si aplikantë, sepse kane vështirësi të gjejnë punë në vendet e tyre të origjinës.

Vendet e punës të cilët po plotësohen nga punonjës nga Azia dhe Afrika janë në sektorin e shërbimit, si shitës, kamarier, banakier, security, dado femijësh, lavazh, shofer etj, në prodhim (servise makinash psh), apo dhe punonjës ndërtimi. Jauri thotë se kërkesë të larte ka për IT (programues).

Shqiptarët po ikin

Braktisjen masive të burimeve njerëzore e kanë ndjerë edhe ndërmarrjet fasone. Gjergji Gjika, kreu i dhomës së fasonëve pohon se “çdo ndërmarrjeje, nuk ka muaj që të mos i ikin 4 apo 5 punonjës të cilët nuk zëvendësohen. Dikur iknin, por gjendej dikush që t’i zëvendësonte, edhe punonjëse e pakualifikuar, por të paktën gjendej brenda muajit, ne tani nuk kemi më njerëz. Në 2019 kemi pasur një shifër rreth 5% mesatarisht largime të personelit. Pra në një kompani me 100 punonjës, pothuajse në fund të vitit në mos përgjysmohet arrin në 60 punonjës, kjo është alarmante. Deri tani nuk kemi kontrata me kompani të huaja për punonjës të huaj, por nuk shmanget si alternativë përderisa shqiptarët po ikin jashtë, do pranojmë dhe të huajt këtu”.

Emigracioni i shqiptarëve, sidomos në disa qarqe të caktuara po bie si kambanë alarmi. Sipas një sondazhi të EPPC shqiptarët largohen nga vendet e punës pasi nuk ndihen të vlerësuar. Konkretisht 60% e të pyeturve thonë se ndihen të pakënaqur në vendin e tyre të punës. Arsye të tjera renditen paga, mungesa e motivimit, puna e pa paguar jashtë orarit dhe mundësia e ulët për të bërë karrierë.  Këto arsye bëjnë që zgjidhja dhe mundësia për një jetesë më të mirë të kërkohen jashtë kufirit./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
Ilir Meta: Nuk iki nga sheshi deri sa të kthejmë të drejtën për referendum

Meta: Zgjidhja e krizës, domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin

Harta e The Economist/ Shqiptarët, të plakur dhe të varfër

Harta e The Economist/ Shqiptarët, të plakur dhe të varfër

Arrestohen dy të rinj në Lezhë, për çfarë akuzohen

Arrestohen dy të rinj në Lezhë, për çfarë akuzohen
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}