Është hapur spitali i parë në Wuhan të Kinës për pacientët e prekur nga koronavirusi.
Ndërtimi i spitalit me 1000 shtretër u bë në një kohë rekord, për vetëm dy ditë. Grupi i parë i pacientëve të prekur nga virusi vdekjeprurës u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale në Huanggang, në orët e parë të mëngjesit.
Një tjetër spital, me destinacion për të njëjtin qëllim, është duke u ndërtuar 47 km larg Wuhan-it dhe pritet të përfundojë brenda kësaj jave.
Deri më tani 132 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa është konfirmuar se 5974 persona të tjerë janë të infektuar./ Opinion.al