Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tërmeti/ Sizmologu: Paslëkundje, mos qëndroni në strukturat e dëmtuara

2020/01/29 at 11:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti/ Sizmologu: Paslëkundje, mos qëndroni në strukturat e dëmtuara

Sizmologu Llambro Duni ka folur në lidhje me tërmetin me magnitudë 4.9 të shkallës rihter që goditi vendin mbrëmjen e kaluar. Tërmeti i shoqëruar nga një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1, që riktheu panikun te qytetarët, duke i bërë të dalin sërish në rrugë.


Gjatë një interviste televizive, Duni shprehet se tërmeti i mbrëmshëm ishte paslëkundje e tërmetit tragjik të 26-nëntorit, gjë e cila shpjegon që dhe lëkundjet e mbrëmshme kanë qenë në të njëjtin rajon.

 Sizmologu ka bërë apel që banorët të mos hynë në struktura të dëmtuara, pasi mjafton një lëkundje sado e vogël që të shkaktojë dëme të mëtejshme.

Intervista:

Ka pasur aktivitet sizmik në disa shtete…

Rajoni është vend sizmik, gjithë rajoni i Ballkanit. Nuk shoh ndonjë gjë të veçantë.

A e dallojnë specialistët nëse një lëkundje është ngjarje e re?

Është vështirë të flitet jashtë një konteksti të caktuar. Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtin rajon që është aktivizuar 26 nëntori, kështu që është pasgoditje. Nëse ndodh në një zonë më të gjerë, duhet të kemi parasysh që vendi ynë është sizmik. Edhe në periudha jashtë kësaj krize, kemi regjistruar ngjarje. Kur ndodh një ngjarje e tillë është vështirë të themi është paragoditje apo pasgoditje.

Sizmologu grek ka thënë se tërmeti i 26 nëntorit duhet të ishte kuptuar nga shkencëtarët shqiptarë nga lëkundjet e lehta të tokës….

Ai është personalitet i njohur i gjeologjisë, por jo sizmolog. Është shumë e lehtë të flasësh, pasi ndodh një ngjarje. Tërmetet janë të paparashikueshme. Është e vështirë të flasësh për parashikime, e kemi të pamundur të parashikojmë ngjarje tërmetore, është e pamundur në gjithë botën.

Tërmeti në Turqi dhe paralajmërimi për një tjetër tërmet të fuqishëm …

Është paralajmërim i nxituar. Alarmi për Stambollin është specifik, pasi ka ndodhur një ngjarje shkatërruese me mijëra viktima, vite më parë. Është normale që do të ndodhë, se pse në një vend sizmik priten ngjarje sizmike. Por, është vështirë të thuash kur, si e ku do të ndodhë. Shqetësimi i Stambollit është për ruajtjen e ndërtesave me vlerë.

Njerëzit po dyshojnë që çdo tërmet është paslëkundje…

Kanë të drejtë të dyshojnë, por ne kemi thënë me kohë që kjo dukuri do vazhdojë për disa muaj. Fakti që ka ndodhur në vendin që është aktivizuar në kohë, besojmë që është paslëkundje. Magnituda e një tërmeti shprehet me tipe të ndryshme magnitudash. Të gjitha tipet përfaqësojnë e paraqesin të njëjtën energji që çlirohet. Magnitudën e tërmeteve ne e paraqesim në magnitudë lokale, ndërsa qendra evropiane e paraqesin në magnituda të tjera, që nuk korrespondojnë. Është mirë të ruajmë një linjë arsyetimi, të përqendrohemi te magnituda lokale. Magnitudat e tjera janë më të mëdha se ajo lokale. Duhet të lexojmë gjithmonë ML (magnitudë lokale).

Tërmeti i mbrëmjes së kaluar a mund të jetë një lëvizje e re sizmike?

Ne po diskutojmë dukurinë. Kemi instaluar në gjithë rajonin 30 sensorë, që ndjekin në vazhdimësi gjithë paslëkundjet dhe në fund do të shqyrtojmë në detaje gjithçka ka ndodhur, në bashkëpunim me ekspertë gjermanë.

Si është gjendja këtu?

Nga data e djeshme kemi rreth 15 ngjarje, ku 8 janë lokalizuar, pasi disa janë shumë të vogla dhe ndjehen vetëm në stacionin më të afërt.

Si duhet të jenë njerëzit të qetë?

Gjithçka është në funksion të strukturave ku ne jetojmë. Ata që jetojnë në struktura të sigurta, duhet të jenë të qetë. Nuk duhet të hyjmë në asnjë mënyrë në struktura të dëmtuara, pasi mjafton një lëkundje sado e vogël që të shkaktojë dëme të mëtejshme./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
Aktualitet

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026 8:48 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

9 Qershor, 2026 8:39 am
Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
Bota

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

9 Qershor, 2026 8:32 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

9 Qershor, 2026 8:30 am
Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në Kaninë, një viktimë dhe tre të plagosur

9 Qershor, 2026 8:27 am
Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
Aktualitet

Provimet e Maturës Shtetërore,mbahet të martën testimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

9 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Qershor, 2026 8:24 am
Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje
-U tha në Opinion

Zvërneci, Eugen Beci: Me hetim të SPAK-ut nuk jepet dot më leje

8 Qershor, 2026 10:54 pm
Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec
-U tha në Opinion

Klodiana Lala: SPAK po heton për skemë tjetërsimi tokash në Zvërnec

8 Qershor, 2026 10:41 pm
Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale
InstaBIZ

Infleuncerja “sherr” virtual me Zegjine Çaushin: Analfabete funksionale

8 Qershor, 2026 10:39 pm
Para
Vdekja e dy foshnjeve në Berat, AKU: Verifikim për qumështin e përdorur

Vdekja e dy foshnjeve në Berat, AKU: Verifikim për qumështin e përdorur

Rindërtimi dhe negociatat, çfarë diskutoi Rama me presidenten e KE

Rindërtimi dhe negociatat, çfarë diskutoi Rama me presidenten e KE

Fotot dhe emrat, kush janë personat më të kërkuar në Shqipëri

Fotot dhe emrat, kush janë personat më të kërkuar në Shqipëri
















TE FUNDIT

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç

Në një vit 33 mijë të rinj më pak, shtohen të moshuarit mbi 85 vjeç
9 Qershor, 2026

Vendi ka hyrë në një spirale tkurrje dhe plakje të shpejtë të popullsisë, ku çdo vit po shkakton ndryshime të...

Lexo më shumë

Trump ndal Netanyahu-n: Izraeli anulon sulmin masiv ndaj Iranit

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
9 Qershor, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar të pezullojë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë kundër Iranit, pas një ndërhyrjeje...

Lexo më shumë

Marrëveshja me Iranin, Trump: Jemi në fazat e fundit

Trump: Vendet e NATO nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar SHBA-të
9 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iran, duke deklaruar se...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në Vlorë, pranga 5 personave

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
9 Qershor, 2026

Një aksion i Policisë u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}