Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se dy dekada më parë ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.
Në reagimin e tij, Presidenti shkuar se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin më kurrë , ndërsa thekson se ndihet krenarë për Shqipërinë që; “që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.”
Postimi i Metës
Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.
Dy dekada më parë në zemër të Europës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.
Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!
Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.
#ËeRemember #NeverAgain/ Opinion.al