Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I riu kapet duke vjedhur aksesorët e një makine, tentoi të…

2020/01/16 at 9:49 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Breshëri plumbash në Kavajë, plagoset një person

Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, teksa po vidhte aksesorët e një mjeti në Tiranë.


I riu u ka tentuar të largohet me një automjet, por policia ka mundur ta prangos gjatë ndjekjes në mbikalimin e Casa Italia-s.

Po ashtu, gjatë verifikimeve u konstatua se dhe mjeti më të cilin 19-vjeçari tentoi të largohej ishte i vjedhur, po ashtu edhe targat.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Njoftim i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”, për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbulimin e atyre të ndodhura më parë.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore Tiranë, pas një pune operative disamujore për parandalimin dhe zbardhjen e disa vjedhjeve.

Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar, në tentativë për të vjedhur aksesorët e një mjeti.

19-vjeçari që përdorte një mjet të vjedhur dhe targa të vjedhura tentoi të largohej, por u prangos gjatë ndjekjes në mbikalimin e Casa Italia-s.

Zbardhen dhe 7 vjedhje të tjera të subjekteve dhe kompanive private, të kryera në harkun kohor 7-mujor, në bashkëpunim me disa persona të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të gjurmimit për identifikimin e autorëve të disa vjedhjeve të kryera në harkun kohor të 7 muajve të fundit, rreth orës 03:30, në rrugën “Sokrat Miho”, tek pallatet “Fratari”, kanë konstatuar një djalë, në tentativë për të vjedhur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M. K.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke i bërë thirrje të riut për të ndaluar, por 19-vjeçari është larguar me shpejtësi me një automjet “BMË”.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur bllokimin e mjetit bashkë me personin, tek mbikalimi përballë Casa Italia-s.

Nga verifikimet e momentit rezultoi se mjeti drejtohej nga shtetasi E. M., 19 vjeç, banues Kamzë, Tiranë, ndërsa automjeti me të cilin ai qarkullonte ishte vjedhur në Elbasan dhe targat ishin vjedhur në Durrës.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për krimet e rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre, konkretisht:

  • Më datë 17.06.2019, gjatë orëve të natës në autostradën Tiranë – Durrës, kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros ditore në ambientet e subjekti në administrim të shtetasit G. S.
  • Më datë 01.07.2019, gjatë natës, në rrugë dytësore Kashar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e një kompanie në administrim të shtetasit B. Rr, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një sasi të konsiderueshme produkte ëmbëlsirash.
  • Më datë 17.08.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në Fushë Mëzez, kanë vjedhur me thyerje shoqërinë në administrim të shtetasit I. L, ku kanë marrë rreth 100 kg materiale bronzi.
  • Më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë vjedhur zyrën e financës së një shoqërie në administrim të shtetasit O. Q, ku kanë marrë shumën e xhiros ditore prej 400000 lekësh, duke kanosur me leva në duar rojet e sigurisë.
  • Po më datë 10.11.2019, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Ali Kelmendi”, kanë tentuar të vjedhin zyrat e një biznesi tjetër, në administrim të shtetasit A. P.
  • Më datë 15.12.2019, në orët e para të mëngjesit, në Fushë Mëzez, në autostradën Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në ambientet e një biznesi ne administrim të shtetasit A. B., një sasi aparatesh celulare të markave të ndryshme.

Në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve, për të cilët nuk bëjmë me dije të dhëna për arsye hetimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
Para
Toyota qindra milionë dollarë për “makinat që fluturojnë”

Toyota qindra milionë dollarë për "makinat që fluturojnë"

Pasaporta dhe karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari

Pasaporta dhe karta identiteti të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari

Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama do të hyjë në histori si Esat Pasha

Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama do të hyjë në histori si Esat Pasha
















TE FUNDIT

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com