Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilit i ka kërkuar që të mos imponojë krijimin e qeverisë.
Me anë të një letre të gjatë, Kurti i ka bërë me dije Thaçit se Kushtetuta e vendit nuk i njeh presidentit rol aktiv në krijimin e qeverisë dhe i ka ka kërkuar të mos bëjë presion e vlerësime politike.
Në fund, Kurti e ka vënë në dijeni Thaçin se janë afër marrëveshjes me LDK.