Zyrtarë të lartë amerikanë mendojnë se Irani nuk i goditi qëllimisht objektivat amerikane në Irak për të shmangur fillimin e një lufte të sigurt mes dy vendeve.
Imazhet e fundit satelitore që tregojnë krateret e shkaktuara nga sulmi i raketave, për të cilat Irani deklaroi se ishin një shuplakë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit të ushtrisë iraniane, sipas tyre tregojnë qartë që sulmi mund të kishte pasur pasoja tragjike.
Sakaq zyrtarët e lartë amerikanë i thanë “CNN”, se me anë të sulmit Irani dërgoi një mesazh të qartë ku thuhej:
“Ne mund ta bënim këtë gjë, por nuk e bëmë”.
Sipas këtyre zyrtarëve, SHBA i dha Iranit mundësinë për të bërë atë që donte të bënte dhe të mos përshkallëzonte situatën duke vrarë amerikanë. Qëndrim i mbajtur edhe nga presidenti Trump, gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ku u shpreh se dëshironte të ulte tensionet me Iranin./Opinion.al