Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pezullohet pedagogu që mori 150 euro për provimin, SPAK nis hetimin

2020/01/08 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pezullohet pedagogu që mori 150 euro për provimin, SPAK nis hetimin

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj, i cili i mori një studenteje 150 euro për t’ia bërë notën e provimit nga 4 në 8. Ndërkohë sot autoritetet kanë sekuestruar pamjet filmike për hetimet.

Një studente denoncoi në emisionin “Stop” rastin e pedagogut Faskaj. Ajo pretendonte se në provimin e tij kishte shkruar për notën 7 ose 8, por profesori e ka ngelur qëllimisht që të marrë paratë.

“Jam një studente e Universitetit të Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Mes shumë provimesh që kam pasur këto dy vjet, vitin e parë kam pasur një provim me profesor Besnik Faskaj, lënda “Urgjencë kirurgjikale”, në vit të parë të Masterit Shkencor. Pasi kam shkruar tek ky provim për notën 7 ose 8, profesori më ka vlerësuar me notën 4. Kisha dëgjuar nga shumë studentë që për të marrë notën në këtë lëndë me këtë profesor duhej të paguaje një shumë lekësh prej 150 Eurosh. Gjithsesi kur shkova vetë të takoja profesorin për t’i kërkuar tezën për një rivlerësim të notës, ai më konfirmoi të njëjtën gjë. Që domethënë se më kërkoi 150 Euro për një notë kaluese. Unë e dhashë përsëri këtë provim në vjeshtë dhe përsëri profesori më vlerësoi me të njëjtën notë”, u shprehte një natë më parë studentja.

Menjëherë, ajo u vu në kontakt me pedagogun Faskaj. Kamera e fshehtë e “Stop” filmoi edhe momentin kur profesori merr 150 Euro.

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe…A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.

(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është…Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!

Në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyn dhe e ndryshon duke e çuar në 8. Sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

“Kjo është shumë institucionale dhe e thashë që jo më larg se sot, SPAK, institucioni më i ri i drejtësisë në vend erdhi dhe tërhoqi materialet. Nuk ka nevojë për pamje filmike për shkak të hetimit që po ndodh. Kam përshtypjen dhe bindjen që gjërat po shkojnë në vendin e duhur. Faleminderit SPAK”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra.

Nga ana tjetër zëvendësdekani Gentian Stroni tha pas mbledhjes së dekanatit, se është bërë pezullimi i pedagogut Faskaj, pasi kjo është kompetenca maksimale e dekanatit.

“Qysh dje pas transmetimit të rastit në emisionin tuaj, sigurisht që u bë një komunikim midis rektoratit dhe dekanatit dhe u la që sot të bëhej një mbledhje në dekanat ku të jepej mendimi për rastin konkret. Doli në një vendim që “distancohemi totalisht nga veprime të tilla” dhe në të njëjtën kohë bëmë një pezullim të këtij pedagogu për dhënien e mësimit deri në momentin kur të sqarohet kjo si situatë”, tha Stroni.

Ai ka shpjeguar edhe sesi funksionon procedura e hedhjes së notave të provimeve dhe kush ka akses në sistem.

Gentian Stroni: Çdo pedagog ka një “User ID” ose përdoruesin dhe kodin e tij. Secili prej nesh ka një kod personal, ku asnjëri përveç meje nuk mundet të ndryshojë notën. Në momentin kur pedagogu ka vendosur notën përfundimtare dhe ka printuar këtë procesverbal, i cili ka notën përfundimtare, nga ky çast as pedagogu nuk e ndryshon dot, por edhe asnjë tjetër nuk e ndryshon dot këtë lloj note.

Gazetarja: Flasim konkretisht për rastin e djeshëm, kur pedagogu, Besnik Faskaj, ka përmendur emrin e sekretares që ai e kishte shumë të vështirë që ta ndryshonte pasi notat kishin kaluar te Margi, që është kryesekretarja.

Gentian Stroni: Mendoj që është një artificë dhe nuk është e saktë. Sistemi nuk ta lejon.

Gazetarja: Afati kohor i ndryshimit të notës ka qenë 11 Shtator me 16 Nëntor. Si ka mundësi të ndodhë kjo?

Gentian Stroni: Sistemi hapet në periudhë sezoni. Sipas rregullores një pedagog do të duhet që të mund të hedhë notat jo më shumë se një periudhë 2-javore. Por këtë nuk e pengon dot sistemi. Kjo është në rregulloren e pedagogut, por jo të sistemit, sepse sistemi e ka hapësirën më të gjatë se u jep mundësi të gjithë pedagogëve./ Burimi: Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Mashtroi duke përfituar miliona dollarë, indiani merr azil në Tiranë

Mashtroi duke përfituar miliona dollarë, indiani merr azil në Tiranë

Arrestimi i “Zogut”, gazetarja: Personazhe publikë ofrojnë dhe blejnë seks

Arrestimi i “Zogut”, gazetarja: Personazhe publikë ofrojnë dhe blejnë seks

Real Madrid thyen Valencian, bëhet finalisti i parë i Superkupës

Real Madrid thyen Valencian, bëhet finalisti i parë i Superkupës

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com