Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar mesazhin që i ka dërguar kryetarit të Partisë Demokratrike, Lulzim Bahsa, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Rama deklaroi gjatë një emisioni televiziv se ka komunikuar me Bashën, ku i kishte sugjeruar liderit të opozitës që të ishin bashkë për të përballuar tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti.
“Nuk ka pasur asnjë sms (Ne shkurt). Unë i kam çuar një mesazh (Bashës) në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament.”, tha Rama./Opinion.al