Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD:Rama i dhuroi Vilma Nushit 8.5 milion euro me koncesionin e check up-it

2020/01/03 at 12:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avdylajve nuk u preken pasuritë, PD: Donika Prela shërbëtore e Ramës

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhuruar financueses së fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.


Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha në një dalje për mediat se një raport i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera.

Ai shton se fatura që shqiptarët kanë paguar është 8.5 milionë euro, teksa nënvizon se Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Gjata thekson se 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se për qeverinë e Edi Ramës rëndësi ka pasurimi i paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje të nderuar qytetarë!

Duke ju uruar një vit të ri të mbarë, me sa më pak probleme për ju dhe familjet tuaja, urimi për largimin e qeverisë dhe kryeminsitrit që drejton vendin është i pashmangshëm.

Arsyeja që na bashkon në këtë urim të fillimvitit është e thjeshtë: Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

Buxheti 2020 me 150 milionë dollarë pagesa për 10 oligarkë nuk është prova e vetme se motivimi kryesor i qeverisjes së Edi Ramës është vetëm zhvatja dhe grabitja e qytetarëve për interesa korruptive.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Edi Rama i ka dhuruar financueses së e fushatës së tij elektorale, Vilma Nushi, 8,5 milionë euro përmes kontratës korruptive të koncesionit të check up-it.

Një raport i dhjetorit për koncesionet i Ministrisë së Financave, konfirmon se për 3 vitet e para të lidhjes së kontratës së dështuar dhe korruptive të check up-it, mikesha dhe financuesja e Edi Ramës është paguar për 580 mijë kontrolle të pakryera. Fatura që shqiptarët kanë paguar për të pasuruar oligarken dhe kryeministrin është 8.5 milionë euro.

Partia Demokratike e ka denoncuar që prej fillimit këtë kontratë korruptive të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, sipas të cilës financuesja e Partisë Socialiste duhet të paguhet nga paratë e shqiptarëve për 475 mijë kontrolle në vit, pavarësisht numrit shumë më të ulët që realizohet në të vërtetë.

Janë 8.5 milionë euro , të cilat, në vend t’i bëheshin dhuratë për të pasuruar një prej oligarkëve të Edi Ramës, mund të ishin përdorur për të zbutur varfërinë në vend. Me 290 mijë shqiptarë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë, 8.5 milionë euro vjedhje vetëm me 1 koncesion, janë mesazhi më i qartë se qeveria e Edi Ramës nuk ka prioritet mirëqenien e shqiptarëve, nuk ka prioritet rritjen e pagave dhe pensioneve, nuk do t’ia dijë për mbylljen e vendeve të punës. Për Edi Ramën rëndësi ka pasurimi I paligjshëm i një grupi oligarkësh, me të cilët po grabit paratë dhe pasuritë e tjera të vendit.

Partia Demokratike është e vendosur t’i zhbëjë këto skema vjedhjeje. Sapo të kemi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin me votë të lirë e të ndershme, Partia Demokratike do të anullojë çdo koncesion dhe projekt korruptiv që grabit shqiptarët.

Plani ynë për të orientuar paratë e shqiptarëve për mirëqenien e tyre është e vetmja rrugë për daljen nga kriza ekonomike dhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Që të realizohet ky plan dhe Edi Rama të mos vjedhë me çdo firmë 8.5 milionë euro, na duhet që, së bashku, ta largojmë sa më shpejt qeverinë e tij kampione të korrupsionit.

Etiketa: koncesionpsvilma nushi


Ju sugjerojmë

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
Kronikë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

8 Shtator, 2025 12:23 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër
Kronikë

Ky është autori i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:31 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër
Kronikë

Vëllai i Denis Brajoviç, kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Shkodër

8 Shtator, 2025 11:24 am
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori

8 Shtator, 2025 11:23 am
Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës
Bota

Si i prodhon dhe përdor Rusia granatat kimike kundër Ukrainës

8 Shtator, 2025 11:02 am
Para
Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

Vinçi zë poshtë punëtorin në Korçë, ndërron jetë 35-vjeçari

Vinçi zë poshtë punëtorin në Korçë, ndërron jetë 35-vjeçari

Iraku: Me vrasjen e Soleimanit u ndez fitili i luftës shkatërruese

Iraku: Me vrasjen e Soleimanit u ndez fitili i luftës shkatërruese
















TE FUNDIT

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
8 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal "vazhdon të përbëjë lajm botëror". Në konferencën për mediat,...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
8 Shtator, 2025

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit...

Lexo më shumë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e...

Lexo më shumë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë
8 Shtator, 2025

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com