Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ambasada malazeze në Serbi u sulmua, e papranueshme heshtja e qeverisë

2020/01/03 at 10:14 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Ambasada malazeze në Serbi u sulmua, e papranueshme heshtja e qeverisë

Partia Demokratike deklaroi se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është sulmuar ambasada e Malit të Zi në Beograd.

PD thekson se heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi është e papranueshme, teksa shton se kreu i qeverisë ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi.

Sipas PD, kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Deklarata e PD:

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është vënë në epiqendër të sulmeve ambasada e Malit të Zi në Beograd. Përveçse një akt i rëndë, shqetësim sjellin raportimet se në përbërje të turmave dhe në drejtim të tyre kanë qenë grupe dhe eksponentë radikalë me të shkuar kriminale, shumë prej tyre pjesë e forcave paramilitare serbe, që kanë kryer masakra gjatë luftrave në ish-Jugosllavi.

Etja e pashuar e qarqeve në Beograd për dominim kërcënon seriozisht stabilitetin e Ballkanit. Përpjekja e përsëritur për të destabilizuar Malin e Zi synon gjithashtu, të devijojë dhunshëm orientimin euroatlantik të këtij vendi.

Kjo veprimtari tejkalon konfliktet ballkanike dhe përbën një akt të hapur provokimi ndaj NATO-s, BE-së dhe paqes e stabilitetit në rajonin tonë.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet plotësisht orientimin euroatlantik të Malit të Zi, mbështet vendimet e institucioneve të zgjedhura të këtij vendi në konsolidimin e sovranitetit të shtetit.

Është e papranueshme heshtja e qeverisë së Tiranës lidhur me këtë situatë të rënduar në Mal të Zi. Kreu i kësaj qeverie ka zgjedhur të mbyllë gojën përballë këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Beogradit kundër stabilitetit dhe sovranitetit të Malit të Zi. Kjo heshtje bëhet edhe më e rëndë, kur Shqipërisë i është lënë në dorë kryesimi i OSBE-së, organizatës që motiv të ekzistencës ka sigurinë dhe standartet demokratike te bashkëjetesës.

Partia Demokratike u bën apel organizmave ndërkombëtarë që të monitorojnë me vëmendje këtë situatë krize, të nxitur nga forca e vullnete që kërkojnë devijimin e Malit të Zi dhe krejt rajonit nga kursi euroatlantik, i përcaktuar nga vullneti i lirë qytetarëve të saj, drejt një kursi të kundërt, të dëmshëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, të imponuar nga vullneti i klikave të korruptuara, antidemokratike, me joshje totalitariste.

Etiketa: ambasadaPDsulm

Ju sugjerojmë

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

22 Qershor, 2025 3:17 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

22 Qershor, 2025 3:00 pm
“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

22 Qershor, 2025 1:45 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon
Aktualitet

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit/ Kërkesë e lartë në vend e rajon

22 Qershor, 2025 12:49 pm
Para
SHBA-ja e vendosur, godet rëndë industrinë e cigareve elektronike

SHBA-ja e vendosur, godet rëndë industrinë e cigareve elektronike

Zaev: ‘Mini Shengeni’ është nismë autentike e jona, Shqipërisë dhe Serbisë

Zoran Zaev firmos dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike

Shtyhet votimi për akuzat kundër presidentit Donald Tump

Vendimi për vrasjen e krerëve ushtarakë iranianë, valë reagimesh në SHBA

TE FUNDIT

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, ka reaguar edhe Papa Leoni XIV, ku ka bërë një thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
22 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” është drejtuar për në fshatin Bllatë e Poshtme  në Dibër, në të cilin dy vite më parë...

Lexo më shumë

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
22 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të dielën Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve ajrore...

Lexo më shumë

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
22 Qershor, 2025

Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit tha se nuk e di se sa “hapësirë ​​ka mbetur për diplomaci” pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com