Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artistët protestë përpara Bashkisë:Nuk kemi dijeni për tenderin e Teatrit

2019/12/30 at 11:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Artistët protestë përpara Bashkisë:Nuk kemi dijeni për tenderin e Teatrit

Gjatë kësaj të hëne janë mbledhur përpara Bashkisë së Tiranës artistë, aktivistë dhe pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ata kanë protestuar lidhur me tenderin që sipas tyre është dhënë për projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Gjatë kësaj proteste ata kanë theksuar se nuk u është dhënë asnjë informacion lidhur me tenderin dhe pretendeojnë se ky tender për ndërtimin e Teatrit të ri përbën shkelje të rëndë ligjore.

“Si mund të bëjnë këta sikur e kanë Shqipërinë si pronë të tyren. Ky shembull që japim ne sot, duhet të jetë shembull për të gjithë. Këta kanë arritur në një pikë korruptive maksimale. Ne kemi dy vjet për të ndenjur në protestë, në të ftohtë, dhe ai gjen kurajo jo vetëm të mos japë përgjigje, por edhe të fyejë. Ne do t’i tregojmë llogari, dhe nëse nuk e japin informacionin, do ndjekim hapa të tjerë,”-është shprehur regjisori Edmond Budina, i cili ishte pjesë e protestës sëbashku me artistë të tjerë.

Më herët Aleanca për Mbrotjen e Teatrit ka publikuar një njoftim paralajmërues lidhur me këtë protestë dhe qëndrimeve të tyre.

 Komunikata e plotë:

Ushtrojmë të Drejtën tonë për t’u informuar Të dashur aktivistë, miq e mbështetës, ka kaluar 1 muaj e gjysëm që prej skadimit të afateve për shpalljen zyrtare të fituesit të konkursit për ndërtimin e projektit famëkeq e korruptiv Fusha.

Gjatë kësaj kohe, Bashkisë Tiranë, i janë drejtuar disa kërkesa për informacion, kemi dërguar ne, kanë dërguar gazetarë me kërkesa të personalizuara dhe kërkesa me logo mediatike. Asnjë përgjigje, injorim total, çensurë, terr informativ. Institucioni që menaxhon 120 milion euro, është mbyllur në bunker, ka marrë peng funksione zyrtare, informacionin publik, asgjë nuk kalon nëpër protokolle, asnjë nuk guxon të flasë, gjendje lufte. Ndërkohë, kryetari i bashkisë u bën karshillëk qytetarëve të të gjithë Republikës, duke u thënë publikisht, në televizor, që informacionin e kam vetëm unë, po nuk dua t’jua them.

Situata është kaq serioze sa një artikull i gazetares Fatmira Nikollit tek Gazeta Shqiptare, ku publikohej përgjigja zyrtare e zyrës së informacionit të bashkisë, në të cilën nuk kishte asnjë informacion të vlefshëm për procedurat mbi projektin, u çensurua, u hoq, është zhdukur nga qarkullimi.

Në këtë situatë, ne kemi vendosur ta marrim informacionin vetë, fizikisht, te dera e institucionit. Fshehja, terrori në institucion për të mos lejuar asnjë pëshpërime, apo të qarkullojë publikisht informacion për aferën megakorruptive të Teatrit, është vetëm një nga shkeljet e rënda të një dosjeje kriminale plot me paudhësi, që ne kemi vendosur ta depozitojmë te SPAK, me besimin se një ditë, dikush do të mbajë përgjegjësi për vepra penale në dëm të interesit publik. Ne ju ftojmë nesër, e Hënë, 30 Dhjetor në ora 10.00, të mblidhemi dhe ta ushtrojmë këtë të drejtë. Është një e drejtë legjitime që nuk lejojmë të na shkelet.

Mblidhemi te dera e Bashkisë të marrim atë që na takon. U bëjmë thirrje mediave që të jenë të pranishëm, pasqyrimi i këtij aksioni u shërben dhe atyre dhe qarkullimit të informacionit të lirë”, -shkruhet në komunikatë./Opinion.al/

Etiketa: bashkia tiraneteatri kombetar

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tre të vdekur dhe të dy plagosur nga orteku në Itali

Tre të vdekur dhe të dy plagosur nga orteku në Itali

Lidhje me ISIS, 70 të arrestuar nga operacioni kundër terrorizmit në Turqi

Lidhje me ISIS, 70 të arrestuar nga operacioni kundër terrorizmit në Turqi

Viti i Ri, policia publikon planin e masave: Nga sot radar në çdo aks!

Viti i Ri, policia publikon planin e masave: Nga sot radar në çdo aks!

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com