Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë/ Konstituohet Kuvendi, ky është kryetari i ri

2019/12/26 at 6:00 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosovë/ Konstituohet Kuvendi, ky është kryetari i ri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai është zgjedhur në këtë pozitë në seancën konstituive me 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime.


Kuvendi ka zgjedhur në postet e nënkryetarëve, Arbërie Nagavcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqin nga Partia Demokratike e Kosovës. Kurse nga komunitetet, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka nga komuniteti turk u zgjodhën po ashtu në pozitat e nënkryetarit të Kuvendit. Me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve ka përfunduar procedura e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive është drejtuar nga deputeti më i vjetër, Jahja Koka dhe deputetja më e re, Fjolla Ujkani, të dy deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në fillim të seancës është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve. Pasi që ky komision verifikoi mandatet, deputetët e rinj bën betimin sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Para seancës konstituive, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar të mërkurën se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

Ai nuk i kishte shpallur të përfunduara negociatat për qeverinë e re, por ka thënë se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë pa marrëveshje.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi ka cituar nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, i cili ka deklaruar se “nuk është në interes të Kosovës të bëjmë konstituim të organeve të Kuvendit pa marrëveshje gjithëpërfshirëse edhe për qeverinë”.

Këto deklarata e bënin të paqartë rrjedhën e seancës dhe konstituimin e Kuvendit.

Pak para se seanca të zhvillohej edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kishte deklaruar se negociatat nuk kanë dështuar, por sipas tij “ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”.

Të enjten, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur kryesinë e partisë ku ka diskutuar në lidhje me propozimet e Vetëvendosjes për koalicion. Mustafa tha pas këtij takimi se LDK mbetet e përkushtuar që të gjendet një zgjidhje dhe të mos lejohet që vendi të shkojë në zgjedhje. Ai ka qenë mjaft i prerë në qëndrimet e tij.

Mustafa tha se marrëveshja duhet të përfshijë ndarjen reciproke të pushtetit, pesë ministri për Vetëvendosjen dhe pesë për LDK-në. Posti i kryeministrit për Vetëvendosjen, kurse i zëvendëskryeministrit të parë për LDK-në. Kurse kryetari i Kuvendit dhe posti i presidentit, sipas tij, duhet t’i besohen LDK-së. Në shkëmbim, ai tha se Vetëvendosje pastaj më 2021, kur do të zgjidhej presidenti, do të merrte edhe një ministri nën udhëheqje.

“LDK do të propozojë kandidatin për president që i plotëson të gjitha kushtet dhe mbesim pas asaj që pas zgjedhjes së presidentit, LVV-ja të marrë një ministri nga LDK-ja”, tha Mustafa.

Nëse kjo ofertë nuk pranohet nga Vetëvendosje, Mustafa tha se LDK tërhiqet nga marrëveshja.

“Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK-në si pengesë, atëherë unë deklaroj që LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë institucionale. LDK shpreh gatishmërinë që të votojë pa asnjë kusht qeverinë e LVV-së”, u shpreh lideri i LDK-së.

“Nëse tërhiqemi, ne votojmë, por qëndrojmë në opozitë”, tha ai.

Mosmarrëveshjet rreth koalicionit qeverisës midis LVV-së dhe LDK-së ndërlidhen me postin e presidentit, i cili do të duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Vetëvendosje është deklaruar se nuk e preferon arritjen e marrëveshjes edhe për presidentin e ardhshëm, përderisa LDK insiston që ta ketë mbështetjen dhe zotimin me shkrim të Vetëvendosjes për kandidatin e saj për president në vitin, 2021, kur edhe do të votohet zgjedhja e tij në Kuvend.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka kritikuar qasjen e LVV-së dhe LDK-së në përpjekjet e tyre për marrëveshje. Përmes një postimi në Facebook, Ibrahimi ka shkruar se të dy partitë janë nisur nga qasja e arrogancës dhe lakmisë për pushtet.

Kushtetuta e Kosovës e përcakton që Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar në momentin kur nga radhët e veta zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarët (Kryesinë e Kuvendit). Bazuar në Kushtetutë, kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Kurse tre nënkryetarët, të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përderisa dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Kuvendi ka 120 ulëse, prej tyre 20 ulëse janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe po aq për komunitet tjera joshumicë.

Pas konstituimit të Kuvendit, pason procedura tjetër, ajo e formimit të Qeverisë së Kosovës.

Neni 95 i Kushtetutës e parasheh formën e zgjedhjes së Qeverisë. Aty thuhet se pas zgjedhjeve, presidenti i Republikës së Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për ta formuar Qeverinë.

Në bazë të Kushtetutës, kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e legjislativit.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre. Anëtarët e qeverisë pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto zgjedhje pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi që ai kishte marrë ftesë për intervistë në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Mbytet një person në plazhin e Tales
Aktualitet

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

27 Qershor, 2025 2:51 pm
Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
Aktualitet

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

27 Qershor, 2025 2:31 pm
Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
Rajoni

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

27 Qershor, 2025 2:11 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Humb jetën 33-vjeçari në Elbasan, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

27 Qershor, 2025 1:56 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Aktualitet

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

27 Qershor, 2025 1:19 pm
Para
Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, çfarë thotë për reformën zgjedhore

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve, çfarë thotë për reformën zgjedhore

PSG nuk heq dorë nga Mbape, ofron…

PSG nuk heq dorë nga Mbape, ofron...

Tottenham pranë zonës Champions, ngec Arsenali

Tottenham pranë zonës Champions, ngec Arsenali
















TE FUNDIT

Ishte duke notuar, turisti italian mbytet në plazhin e Zvërnecit

Mbytet një person në plazhin e Tales
27 Qershor, 2025

Një turist italian ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë, teksa po notonte në plazhin e Zvërnecit. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
27 Qershor, 2025

Monedha kombëtare, leku, ka vijuar të jetë triumfuese kundrejt valutave edhe përgjatë këtij viti, e veçanërisht kundrejt monedhës euro. Për...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
27 Qershor, 2025

Policia ka liruar hapësira të reja në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që...

Lexo më shumë

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
27 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com