Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos lejoni të kthehemi në komunizëm

2019/12/21 at 11:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mos lejoni të kthehemi në komunizëm

Teksa e gjithë shoqëria shqiptare po përpiqet të gjejë “ gjurmët”, duket se “ujku” po na gllabëron të drejtat tona.  Një nga të drejtat që është e sanksionuar në Kushtetutë, (neni 22- Liria e shprehjes është e garantuar) apo në Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore ( Neni 10- Liria e Shprehjes: Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë) po mbytet në zhurmën e debatit.


Njerëz që tregojnë realitetin, jo atë të dritares së ERTV-së, flakën tutje me forcën e kartonëve në Parlament. Ka dhe nga ata zyrtarë që të verbuar nga pushteti marrin vendime për të larguar nga puna njerëz me dinjitet, që kanë kurajo dhe guxim të thonë të vërtetën ashtu siç është.

I tillë është rasti i profesor Agim Seranaj. Në një debat në Opinion, profesor Seranaj denoncoi me fakte për mënyrën se si bëhej akt-ekspertimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti. (LEXO LAJMIN KËTU)

“Tërmeti i 21 Shtatorit ne na dha shenja që kemi probleme, por sikur u nxituam që të themi ne nuk kemi probleme. Dhe shumica e zërave, pas tërmetit të 21 Shtatorit u munduan të thonë me krenari që nuk kemi probleme, se ky ishte një tërmet i fortë dhe nuk pati dëme. Në fakt edhe ai tërmet që nuk ishte i fortë, i dha shenjat që në disa objekte duhet të ndalemi për të bërë ekspertizë se ato kanë probleme dhe i kishin. Kështu edhe ky tërmeti tani, na tregon këtë gjë se në Tiranë ka probleme me shumë objekte, për tërmete më të fuqishëm se ky”, deklaroi po ashtu pak kohë më parë në një intervistë televizive profesori Seranaj.

Dhe kaq mjaftoi! Dekani Neritan Shkodrani, nxitoi të firmoste shkarkimin e profesor Seranaj, nga posti i zv.dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Nisur nga mënyra se si është hartuar ligji për Arsimin e Lartë, duket se Dekani e ka patur të lehtë të hedhë firmën për shkarkimin.

Ligji nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë
Ligji nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë

 

E teksa beteja për të kontrollin e fjalës është e humbur, vlen të përmendim edhe deklaratën e diplomatit amerikan Daniel Koski: “Shqipëria u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit. Shumë prej jush e dinë shumë mirë se si është të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua. Shumë prej jush u rritën në një shoqëri në të cilën një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg, punë të detyruar dhe tortura. Ju nuk duhet të ktheheni më kurrë në atë shoqëri”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Para
Zbulohet pylli më i vjetër në botë, kur ka ekzistuar dhe ku ndodhet

Zbulohet pylli më i vjetër në botë, kur ka ekzistuar dhe ku ndodhet

Tetë banesa dhe biznese brenda muajit, kapet banda e hajdutëve

Tetë banesa dhe biznese brenda muajit, kapet banda e hajdutëve

Trump konfirmon vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi

Trump vendos sanksione për gazsjellësin rus në Bashkimin Europian
















TE FUNDIT

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
5 Shtator, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër...

Lexo më shumë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
5 Shtator, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4....

Lexo më shumë

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
5 Shtator, 2025

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet në bazë të javës së fundit (raundi...

Lexo më shumë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com