Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dënuar për vrasje dhe vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

2019/12/18 at 9:41 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
I dënuar për vrasje dhe vjedhje, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës, pasi është i dënuar për vrasje. Policia njofton se në pranga ka rënë Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë të Kukësit.


Për Durakun, Gjykata e Kukësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

Duraku në bashkëpunim me një tjetër shtetas të identifikuar me inicialet Sh. D. Kanë kryeser një sëri vjedhjesh në shtetin grek.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Morina”. Operacioni nga DVP Kukës dhe forcat speciale “Renea”, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i dënuar për vrasje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu teke, dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë orëve të para të mëngjesit strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me forcat speciale  “Renea”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Morina”, si rezultat i të cilit, në fshatin Morinë,  u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:
Burim Duraku, 31 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit, në bashkëpunim”.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  1  armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 2 palë dylbi dhe fishekë luftarakë.

Më datë 26.03.2010,  në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar kanë hyrë tek banesa e një shtetaseje greke, ndaj të cilës kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë marrë një sasi monedhash.

Më datë 06.04.2010, në vendin e quajtur Trapezaki Livathi te Kefalinias, dyshohet se shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D. kanë thyer derën e banesës së një shtetasi grek, ku kanë marrë sende me vlerë.

Më datë 16.04.2010 në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias, dyshohet se këta dy shtetas kanë hyrë në banesën e një shtetaseje greke, të cilën e kanë lidhur dhe kërcënuar me thikë dhe pasi i kanë marrë një sasi lekësh, janë larguar duke e lënë me gojë të mbyllur.

Më datë 01.05.2010, në vendin e quajtur Argostoli te Kefalinias të Greqisë, shtetasi Burim Duraku, në bashkëpunim me shtetasin Sh. D., të maskuar janë futur në banesën private të shtetases greke A. V. Pasi kanë tentuar pa sukses të shpërthenin me një mjet të mprehtë derën midis kuzhinës dhe sallonit,  e cila ka qenë e kyçur, e kanë thyer derën dhe janë futur brenda. Aty kanë gjetur shtetasen  greke A. V., të cilës i kanë lidhur duart dhe këmbët me një shirit vetëngjitës. Më pas kanë grisur me thikën një copë xhakete dhe e kanë mbështjellë me shiritin vetëngjitës duke i zënë frymën e më pas i kanë vënë në kokë një qese plastike dhe si pasojë  e asfiksisë ajo ka gjetur vdekjen. Këta dy shtetas më pas i kanë vjedhur një shumë të hollash dhe disa sende të çmuara.

Po ashtu ka rezultuar se këta dy shtetas kanë hyrë në shtetin grek në mënyrë të paligjshme, pa respektuar formalitetet ligjore të kalimit kufitar nëpërmjet ndonjë pikë kufitare të atij shteti.

Ministria e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë ka pranuar kërkesën e Autoriteteve të Drejtësisë së Greqisë, mbi transferimin e procedimit penal në ngarkim të shtetasve shqiptarë Burim Duraku dhe Sh. D., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim”, “Vjedhja me dhune”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme./ Opiniuon.al



Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Drejtori i Policisë Kriminale kalon vetting-un, konfirmohet në detyrë

Drejtori i Policisë Kriminale kalon vetting-un, konfirmohet në detyrë

Temperaturat në Australi shënojnë rekord, dita më e nxehtë në histori

Temperaturat në Australi shënojnë rekord, dita më e nxehtë në histori

Nëse i keni këto shenja, nuk do të bëheni asnjëherë të pasur

1 dollar për 90 mijë, cili ishte investimi më i mirë i dekadës
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com