Kryeministri Edi Rama është duke realizuar një mbledhje me ambasadorë e huaj për t’I falenderuar për ndihmën në ditët pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjithashtu ai është shprehur se gjatë ditës së nesërme do të realizojë një takim me Komitetin Kombëtar të Ndërtimit, ku do të dëshironte që të ishte pjesë edhe opozita. Gjatë fjalës së tij Rama i bërë sërish ftesë Bashës për t’u ulur dhe dëgjuar propozimet e tyre lidhur me situatën që po kalon vendi.
“Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit. Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti. Kemi kohë kur kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”, -u shpreh Kryeministri.