Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhaçka publikon e përlotur emrat e viktimave të tërmetit, apel qytetarëve

2019/11/27 at 6:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Xhaçka publikon e përlotur emrat e viktimave të tërmetit, apel qytetarëve

Mes lotësh Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë bilancin më të fundit të pasojave të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin mëngjesin e së martës.


Gjatë fjalës së saj, ministrja u shpreh se se banesat mund të ndërtohen, por ka diçka që nuk kthehet dot, që janë jetët e humbura.

“Shtëpitë do të ndërtohen, bizneset do të ngrihen. Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë, 28 jetët e humbura.

Xhaçka ka publikuar emrat e viktimave, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos futen në banesat të cilat kanë pësuar dëmtime, pasi rrezikojnë jetën.

Fjala e Xhaçkës

Të dashur qytetarë,
Ky është komunikimi më i vështirë që mund t’i takojë një zyrtari të shtetit shqiptar, e që do doja mos të ndodhte kurrë.
Tërmeti i datës 26 ishte vërtet një ngjarje e rëndë. Ka shkaktuar frikë dhe ankth, ndjesi të cilat përsëriten sa herë toka lëkundet, ashtu sic ndodhi disa minuta me parë, ka shkaktuar dëme masive që do të duhet kohë për t’i rekuperuar.
Por do t’i rekuperojmë. Shtëpitë do të rindërtohen, bizneset do të ringrihen, jeta do të rifillojë për të gjithë qytetarët dhe do të keni të gjithë mbështetjen tonë, gjithë mbështetjen e shtetit shqiptar, partnereve nderkombetare, qytetareve shqiptare, për të kaluar këtë situatë të vështirë e për të rifilluar nga e para.
Por ka diçka që nuk mund ta kthejmë më mbrapsht. Askush nga ne nuk mundet. Janë 28 jetë të humbura, qe lene pas një boshllëk që askush nuk e mbush dot.
E di që fjalët janë të tepërta e asgjë s’mund t’i ngushëllojë familjet e tyre për humbjen.
Por në një shenjë respekti per jetët e humbura, dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët emrat e të 28 fëmijëve, vajzave, djemve burrave e grave që nuk arritën ti mbijetonin kësaj tragjedie, për t’i kujtuar së bashku në këto orë dhimbjeje e ngushëllimi për të gjithë.
Në Durrës kanë humbur jetën:

1- Amelia Lala, 8 vjeç
2- Esiela Karanxha, 8 vjeç
3- Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç
4- Sadik Qato, 85 vjeç
5- Isah Abazi, 29 vjeç
6- Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7- Eviola Broshka, 28 vjeç
8- Kristi Reçi, 24 vjeç
9- Sehadete Lala, 79 vjeç
10- Djena Karanxha
11- Eduart Reçi
12- Shemsedin Abazi

Në Krujë:

1.Ariela Lala 4 vjeç

2.Bukurije Leka
3. Erisa Cara
4. Fatmira Cuka 44 vjeç
5. Selvie Lala 77 vjeç
6. Saimir Greku
7. Kristjan Preçi 26 vjeç
8. Sardi Cuka 18 vjeç
9. Hajrie Vata 65 vjeç
10. Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç
11. Drita Cakoni 58 Vjeç
12. Pëllumb Greku 57 Vjeç
13. Çelike Grupieku 57 Vjeç
14. Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15. Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë, Marjan Preçi 25 vjec – u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Janë momente shumë të vështira për të gjithë ne. Me shumë ankth. Me shumë dhimbje për jetët e humbura por dhe shumë shpresë për të lënduarit.
Kjo ka qenë një ngjarje vërtet e rëndë. Por nëse ka në këtë situatë një fenomen mbresëlënës, eshte pa dyshim fryma e jashtëzakonshme e solidaritetit që kemi parë brenda dhe jashtë vendit.
Jam ndjerë vërtet edhe e prekur, por edhe shumë krenare, sic jam e bindur edhe te gjithë ju, kur kam parë skenat e qytetarëve që përpiqeshin e përpiqen te ndihmojnë brenda dhe përtej mundësive te tyre.
Dhe jam vërtet mirënjohëse dhe pa fjalë në fakt, nga ata qindra e mijëra shqiptarë të thjeshtë, që kanë vërshuar të ndihmojnë, duke asistuar në operacionet e kërkim shpëtimit, duke dhuruar ushqime e veshmbathje, duke hapur dyert e shtëpive apo hoteleve për të strehuar ata që janë prekur nga kjo tragjedi.
Dua t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët që ende sot po vazhdojnë të punojnë vullnetarisht, të palodhur e shpesh duke rrezikuar shumë. Ashtu siç dua të falenderoj edhe të gjithë miqtë e partnerët e Shqipërisë, e mbi të gjitha vëllezërit e motrat tona kosovare që na janë gjendur ashtu siç dinë shqiptarët t’i gjenden njëri tjetrit në orët e tyre të vështira. Jam pa fjalë. Faleminderit nga zemra.
Por dua ta shfrytëzoj këtë rast per te përsëritur te njëjtin mesazh. Ende nuk ka kaluar faza e rrezikut. Ky rrezik sot vjen mbi të gjitha nga godinat e dëmtuara, që mund të jenë në rrezik shembje, që mund të kenë pësuar dëme strukturore. Prandaj dua te përsëris thirrjen per qytetaret; Ju lutem mos u riktheni në shtëpitë tuaja nëqoftëse ato kanë dëmtime të tilla. Edhe nëse nuk jeni të sigurtë, është më mirë për ju, për familjet tuaja që të prisni derisa të bëhen verifikimet nga ekipet e ekspertëve te cilat jane organizuar tanimë dhe do te jene ne terren 24 ore ne ditet ne vijim.
Po ashtu dua tu bej thirrje të gjithë autoriteteve vendore që ta përshpejtojnë sa më shumë këtë proces sepse ky nuk është thjesht një proces inventarizimi i dëmeve e vlerësimesh, por një proces që shpëton jetë njerëzish. Është një përgjegjësi shumë e madhe të cilës i duhet shkuar deri në fund me përgjegjësinë e rigorozitetin më të madh. Duke marrë seriozisht e inspektuar çdo raportim e denoncim e duke mos e çuar situatën në një pikë ku njerëzit humbasin durimin, lodhen duke pritur dhe marrin parasysh rrezikun e rikthimit në banesat e dëmtuara.
E di që ky proces ka nisur vetëm sot. Prandaj kjo e imja nuk është një kritikë, por një paralajmërim që të investohen tek ky proces me gjithë seriozitetin që meriton kjo situatë dhe meritojnë qytetarët shqiptarë. Sigurisht per te gjitha ato mungesa ne kapacitete profesionale qe bashkitë mund te kenë, do te asistohen nga profesioniste te institutit te ndërtimit apo shoqatës se ndërtuesve per ta kryer procesin e verifikimit ne kohe sa me te shpejte.
Do te jemi ne kontakt ne orët ne vijim per me shume informacion./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
Bota

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

17 Nëntor, 2025 11:47 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Politikë

Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

17 Nëntor, 2025 11:24 am
Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia
Kryesore

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia

17 Nëntor, 2025 11:02 am
Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen

17 Nëntor, 2025 10:54 am
Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani
Bota

Si ndihmon luftën e Ukrainës ndalimi i cigareve elektronike në Britani

17 Nëntor, 2025 10:46 am
Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit
Kryesore

Mesazhi i Berishës për Dumanin: Amnistia e krimit elektoral është atentat i rendit

17 Nëntor, 2025 10:42 am
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë

17 Nëntor, 2025 10:40 am
Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet
Kryesore

Hapen negociatat për grupkapitullin e fundit, Rama: Ecim me të njëjtin intensitet

17 Nëntor, 2025 9:51 am
Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë
Aktualitet

Hapen të gjithë kapitujt me BE, Rama dhe Kos presin tortën me flamurin e Shqipërisë

17 Nëntor, 2025 9:48 am
Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…
Kryesore

Shqipëria hap selinë në BE, Kos: Kjo është shtëpia juaj, Rama: Dikur ishte…

17 Nëntor, 2025 9:16 am
Para
Tërmeti/ Çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës

Tërmeti/ Çfarë parashikon vendimi për shpalljen e emergjencës

Parashikimi i motit, dita me reshje lokale

Si parashikohet moti në ditët në vijim? Flet sinoptikania

Rritet numri i viktimave, pamje nga momentet e shpëtimit nën rrënoja

Gjendet një tjetër person i pajetë në rrënojat e banesës në ish-Kënetë
















TE FUNDIT

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
17 Nëntor, 2025

Një oficer policie është në gjendje kritike pas një aksidenti midis automjeteve të policisë të përfshira në një autokolonë për...

Lexo më shumë

Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
17 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e ka cilësuar hapjen e grup-kapitullit të fundit si një konfirmim për progresin e qëndrueshëm...

Lexo më shumë

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia
17 Nëntor, 2025

Nga SPAK ku u thirr për masën “detyrim paraqitje”  Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen
17 Nëntor, 2025

Disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e Kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com