Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një seri vjedhjesh në Durrës.
I arrestuari është identifikuar me inicialet D. Sh., banues në lagjen Nr. 6 të Durrësit. 40-vjeçari akuzohet për 8 raste të vjedhjeve të biçikletave dhe të një zyre.
Konkretisht i arrestuari akuzohet se Më datë 11.09.2019, në lagjen Nr. 1, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në banesën e shtetasit A. H.Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 10, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit Q. T. Më datë 20.09.2019, në lagjen Nr. 11, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. Ll. Më datë 04.10.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit S. B. Më datë 06.10.2019, në lagjen Nr. 4, Durrës, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit F. A., ku ka marrë disa vegla pune dhe një biçikletë me vlerë 50 000 lekë. Më datë 28.07.2019, në lagjen Nr. 6, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikleten e shtetasit A. C. Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr. 3, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. V.
Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të cilat dyshohen se janë kryer nga 40-vjeçari./ Opinion.al