Demokratët, të cilët udhëheqin hetimet për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë thënë se do të zhvillojnë dy seanca publike javën e ardhshme, në të cilat do të dëshmojnë tre zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH).
Udhëheqësi i Komitetit për Inteligjencë në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është drejtues i këtyre hetimeve, se ish-diplomati amerikan për Ukrainën, William Taylor, zyrtari i DASH-it për karrierë, George Kent, dhe ish-ambasadorja amerikane në Ukrainën, Marie Yovanovitch do të dëshmojnë më 13 dhe 15 nëntor.
Këto seanca të demokratëve mund të rezultojnë me shkarkim të Trumpit, lidhur me vendimin e tij për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në kohën kur i ka bërë presion Kievit të kryejë hetime për rivalin e tij politik, Joe Biden, ish nën-president amerikan njëherësh një prej kandidatëve që i është bashkuar garës për president të SHBA-së më 2020.
Demokratët akuzojnë presidentin se ka abuzuar me pushtetin e tij për t’i kërkuar një shteti tjetër që të ndërhyjë në procesin politik të SHBA-së./Opinion.al/