Pas atentatit të bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi dhe Andi Maloku, një pjesë e autostradës Durrës-Tiranë vijon të qëndrojë e bllokuar.
Ndërkohë, policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, vendi ku ndodhi atentati.
Mësohet se policia ka nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve si edhe kamerat e restorantit ku kanë drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit.
Ditën sotme automjeti ku udhëtonte, Ndoj së bashku me dy personat e tjerë u godit me breshëri plumbash kallashnikovi, duke lënë të plagosur prokurorin Aleksandër Lahon dhe Andi Malokun, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Pak orë pas ngjarjen në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën, në rrugën për Ishëm, u gjend e braktisur makina e autorëve që qëlluan mbi makinën e prokurorit./ Opinion.al