Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Problemet që rrisin distancën e Ballkanit me BE-në

2019/10/29 at 5:47 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Problemet që rrisin distancën e Ballkanit me BE-në

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat ende nuk i kanë rrumbullakuar proceset e integrimeve në Bashkimin Evropian, janë duke punuar në favor të këtyre integrimeve, por është fakt që disa vende të Bashkimit Evropian, janë duke krijuar distancë me këto vende, si dhe kanë nisur një diskutim lidhur me atë se sa është duke funksionuar procesi i zgjerimit, vlerësojnë njohësit e integrimeve evropiane dhe të zhvillimeve politike.


Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë, se trajtimi që javë më parë i kanë bërë disa vende të Bashkimit Evropian çështjes së hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por edhe qasja e në vazhdimësi e atyre vendeve ndaj procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk janë në përputhje me parimet e përgjithshme, por edhe premtimet të cilat Bashkimi Evropian i ka dhënë për këto vende. Megjithatë, sipas tij, ngadalësimi i të tri vendeve në rrugën e integrimeve evropiane nuk duhet lidhur me një arsye, sepse për të tri vendet ekzistojnë arsye të ndryshme të cilat i ngadalësojnë në proceset integruese.

Shasha thotë se përderisa Kosova ka pasur rastin që të marrë liberalizimin e vizave në vitin 2016, ajo atëherë nuk e miratoi Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ndërkohë që më pas dështoi në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë. Sipas tij, për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë e Veriut, ka pasur mjaft konsensus të vendeve anëtare të BE-së, por futja në një pako me Shqipërinë, e ka ngadalësuar procesin për të dy vendet. Kundër hapjes së negociatave, siç thotë ai, ka qenë Franda, Spanja, Danimarka dhe Holanda.

“Këto katër vende, publikisht kanë deklaruar se janë kundër hapjes së negociatave. Këto janë të gjitha vende të mëdha të BE-së. Ato kanë një kritike të qëndrueshme, e cila është ‘si mund të hapim negociata me një vend (Shqipërinë), i cili thuajse çdo ditë mund të fillojë një luftë civile dhe ku përfaqësuesi i sovranit, Kuvendi i këtij vendi, nuk është funksional’. Do të thotë, elementi bazë i funksionimit demokratik, nuk është në këtë vend. Këto janë kritika legjitime. Këto janë kritika para së cilave nuk mund t’i mbyllim sytë duke fajësuar Francën”, tha Shasha.

Artan Muhaxhiri, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që arsyetimet e disa vendeve të Bashkimit Evropian për mospërkrahjen e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kanë ndryshuar me kohën. Sipas tij, arsyetimet e tilla, në disa raste janë të bazuara në fakte, por shpeshherë kanë bazë të pastër politike.

“Sa i përket rastit të Shqipërisë, refuzimi dhe këmbëngulja e Francës mund të jetë e bazuar në interesat e brendshme të presidentit (të Francës, Emmanuel) Macron, i cili synon të përfitojë nga elektorati i djathtë, që është kundër migracionit dhe që është kundërshtar i ashpër i procesit të zgjerimit. Ndërsa, në rastin e Kosovës, BE-ja shpeshherë i ka ndryshuar qëndrimet dhe nuk ka pasur një sinqeritet në raport me shpërblimin e Kosovës, pas plotësimit të të gjitha kritereve të parashtruara nga BE-ja”, theksoi Muhaxhiri.

Ndërkaq, Shasha vlerëson që ndonëse diskursi publik dëshiron të fajësojë vetëm njërën anë, megjithatë, për ngecjen në integrime të vendeve të Ballkanit Perëndimor faji është i përbashkët.

“Më një anë, kjo qëndron, që disa vende ballafaqohen me një elektorat të tyre, i cili nuk është në favor të zgjerimit të BE-së. Kjo qëndron dhe natyrisht, Macron, fillimisht si politikan nacional, i cili përfaqëson sovranin në Francë, e ka parasysh që në muajin maj fitoi ndaj (Marine) Le Pen për vetëm 1 për qind. Por, pyetja duhet shtruar se a ka bërë Shqipëria çdo gjë për të merituar nisjen e negociatave dhe besoj që këtu diskutimi duhet të jetë për atë se a ka mundur Shqipëria të bëjë më shumë, në veçanti sa i përket jetës politike dhe demokratike në Shqipëri”, vlerësoi Shasha.

Muhaxhiri shpreh mendimin që vendet e Ballkanit Perëndimor shpeshherë nuk kanë në nivel gjatë plotësimit të kritereve që ndërlidhen me proceset integruese. Por, megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian po ashtu, ka qenë tolerant ndaj plotësimit ose jo të tërësishëm të kritereve ndaj disa vendeve që tashmë janë anëtare të tij.

“Nëse shkohet me logjikën e tillë, atëherë të gjitha shtetet e Ballkanit do të kenë probleme të jashtëzakonshme në procesin e integrimit. Mirëpo edhe BE-ja duket jo e sinqertë që të presë që shtetet e Ballkanit, me gjithë këtë trashëgimi negative, të plotësojnë absolutisht të gjitha kriteret dhe pastaj të varen nga dinamikat e brendshme politike të vendeve të fuqishme evropiane”, u shpreh Muhxhiri.

Lidhur me refuzimin, javë më parë, të disa vendeve të Bashkimit Evropian që të hapin negociatat për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka pasur reagime të shumta në të dyja këto vende, por edhe brenda vetë strukturave të BE-së.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka cilësuar këtë si “gabim të madh historik”.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se nuk është krenar për vendimin që të mos hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se vonesat në procesin e integrimit mund t’i hapin rrugë fuqive tjera, si Kina dhe Rusia, që të kenë rol më të fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sidoqoftë, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Kosova mbetet e fundit. Ajo, deri më tash ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, si të vetmen marrëveshje kontraktuale, ndërkaq që qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk kanë liberalizim të vizave./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
Para
Ndahet nga jeta producenti legjendar i “Godfather”

Ndahet nga jeta producenti legjendar i “Godfather”

Kryemadhi takon drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan,çfarë diskutuan

Kryemadhi takon drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan,çfarë diskutuan

Donald Trump shkruan se protestuesit në Francë thërrasin “Duam Trump-in”

Ndihmoi në vrasjen e liderit të ISIS,Trump falenderon "ushtarin e veçantë"
















TE FUNDIT

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
6 Qershor, 2025

Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të...

Lexo më shumë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com