Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE:Partneritet më efikas me vendet e Mesdheut

2019/10/26 at 3:57 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE:Partneritet më efikas me vendet e Mesdheut

Në Tiranë përfundoi konferenca vjetore e OSBE-së për Mesdheun. Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së për vitin 2020.


Rritja e sigurisë së përbashkët përballë kërcënimeve të terrorizmit përmes një partneriteti më efikas mes OSBE-së dhe 6 vendeve partnere të Mesdheut, Algjeri, Egjipt, Jordani, Marok dhe Tunizi ishte kryefjala e konferencës vjetore dyditore,” OSBE dhe vendet e Mesdheut”, që përfundoi të Tiranë të premten, (25.10.2019). Shqipëria, si vendi që merr vitin e ardhshëm presidencën një vjeҫare të OSBE-së mikpriti konferencën, që këtë vit përkoi me 25-vjetorin e partneritetit mes OSBE-së dhe 6 vendeve të sipër përmendura. Një platformë e qëndrueshme bashkëpunimi mes tyre, e njohur si „Grupi i Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë për Bashkëpunim” që funksionon që nga viti 1994, fokuson bashkëpunimin në „shkëmbimin e informacionit për ҫështje me interes të ndërsjelltë dhe gjenerimin e ideve” përmes konferencave vjetore.

Greminger: Partneritet më efikas OSBE & vende të Mesdheut

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, i pranishëm në konferencën vjetore të OSBE për Mesdheun paraqiti rëndësinë e një partneriteti më efikas mes OSBE dhe 6 vendeve të Mesdheut për rritjen e sigurisë në hapësirën e vendeve anëtare të OSBE dhe Mesdheut. „Qëllimi i konferencës në Tiranë është forcimi i bashkëpunimit me vendet e Mesdheut për të adresuar më me afektivitet sfidat e kohës” tha ai të premten, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Në përgjigje të pyetjes së DW në Tiranë lidhur me prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE, 2020, Greminger paraqiti një spektër të gjerë duke vendosur në krye përballjen me terrorizmin. „Përballja me terrorizmin, migracionin, kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike, lufta kundër trafiqeve të ҫdo lloji si edhe forcimi i partneritetit mes OSBE dhe 6 vendeve të Mesdheut, me një rol kyҫ në këtë përballje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Grenmimger.

Mbështetur në ҫështjet që u diskutuan në konferencë, Presidenca Shqiptare e OSBE për vitin 2020, synon të rrisë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar ”terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm që nuk njeh kufij”. Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj solli në vëmendje përqasjen ndaj sigurisë në Aktin Final të Helsinkit. „Siguria e Europës dhe e Mesdheut janë të pandashme. Zhvillimet në njërën prej tyre manifestohen tek tjetra” tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp.

Në funksion të një partneriteti më efikas mes OSBE dhe 6 vendeve të Mesdheut janë ideuar edhe ndryshime strukturore. Cakaj tha se është propozuar që emërtimi i platformës së bashkëpunimit mes tyre të ndryshojë nga „Grupi i Kontaktit” në „Grupin e Partneritetit” si edhe të ketë një bashkëkryetar nga këto vende, për të rritur rolin dhe përgjegjësite e tyre në bashkëpunimin me OSBE.

Promovimi i pjesëmarrjes së rinisë, angazhimit të saj për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin në 6 vendet e Mesdheut u konsiderua “e ardhmja dhe e tashmja e shoqërive në këto vende.” Në konferencë u theksua se “rinia është veçanërisht e rrezikuar nga radikalizimi i dhunshëm” dhe duhen gjetur përqasje efikase për ta larguar nga ky rrezik”. Nuk mbetën jashtë fokusit të saj roli i konektivitetit, dixhitalizimit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, në shërbim të “progresit në sigurinë e përbashkët ”

Schütz: Shqipëria merr përsipër konsolidimin e multilaterizmit

Sfidat për progres në sigurinë e përbashkët gjatë Presidencës shqiptare të OSBE, 2020 mund të përballen me sukses me një angazhim dhe përgjegjësi të të gjitha palëve, u theksua në konferencë. Ambasadorja Susanne Schütz, e ngarkuar Federale për Europën Jug-Lindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-S në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme në Berlin, pjesëmarrëse në konferencën „OSBE për Mesdheun” vuri në dukje në një deklaratë lidhur me zhvillimin e konferencës se „Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën e sigurisë dhe së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilaterizmit. Qeveria Federale e  përshëndet këtë dhe do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në kontekstin e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020″. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Franca njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

22 Shtator, 2025 9:57 pm
Turqia rrit me 49 % pagën minimale mujore, Erdogan: E mbajtëm premtimin
Bota

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22 Shtator, 2025 9:30 pm
Para
Vendimi për drejtimin e organizatave socialiste, Balla: 1 burrë dhe 1 grua

Vendimi për drejtimin e organizatave socialiste, Balla: 1 burrë dhe 1 grua

Bosi i ‘Ndrangheta’ lirohet dy herë nga burgu brenda dy muajve

Bosi i ‘Ndrangheta’ lirohet dy herë nga burgu brenda dy muajve

I shpallur në kërkim për prodhim droge, pranga 32-vjeçarit në Pogradec

I shpallur në kërkim për prodhim droge, pranga 32-vjeçarit në Pogradec
















TE FUNDIT

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
23 Shtator, 2025

Një aksident me pasojë vdekje e një personi ka ndodhur në Shijak mbrëmjen e 22 shtatorit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 23 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
23 Shtator, 2025

DASHI Kjo është një javë energjie dhe vrulli: më në fund ndjeni sikur gjërat po marrin drejtimin që dëshironi. Në...

Lexo më shumë

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
22 Shtator, 2025

Debate të forta ka shkaktuar në emisionin Ooinion, projektligji për gjininë. Debati u zhvillua mes Pastorit Akil Pano dhe aktivistes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com