Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari i DASH: SHBA mbështetje të palëkundur për SPAK dhe BKH

2019/10/22 at 8:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zyrtari i DASH: SHBA mbështetje të palëkundur për SPAK dhe BKH

Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, ka deklaruar se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur.


“Kemi punuar fort për të ndihmuar Shqipërinë që të krijojë procesin e përzgjedhjes, për të siguruar që personat që vijnë në këto struktura të jenë kontrolluar (vetuar), dhe sillen si duhet pasi bëhen pjesë e atyre strukturave. Ideja është që pasi këto struktura të jenë themeluar dhe ngritur me personat e duhur, ata të mund të ndihmojnë institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët. Pra, përkushtimi ynë është i palëkundur. Do të vazhdojmë t’i mbështesim këto organizata” deklaroi ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

I pyetur mbi raportin e DASH në lidhje me gjendjen e trafikut të drogës në Shqipëri dhe korrupsionit si një nga elementët kryesorë që kontribuojnë në përkeqësimin e situatës Zoti Andrews tha se ky është një fenomen i përhapur në të gjithë botën.

Ai deklaroi se grupet kriminale kanë burime të reja për lëvizjen e drogës dhe Shqipëria është një nga ato vende ku këto mjete do të shfrytëzohen. Megjithatë në deklaratën e tij ai pranoi se kemi të bëjmë me organizata kriminale ndërkombëtare.

“Mendoj se ka pasur përhapje jo vetëm të tipeve të drogave, me gjithë këto drogat sintetike, por që me globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve, ka pasur edhe një përhapje të rrugëve të trafikimit. Pra, grupet kriminale ndërkombëtare kanë më shumë mundësi për të prodhuar dhe lëvizur drogat kudo në botë. Për pasojë, nuk duhet të habitemi që organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po shfrytëzojnë këto mjete në botën e globalizuar” u shpreh Andrews.

Sa i përket korrupsionit ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për Shqipërinë por tha se ky është fenomeni kryesor që minon çdo shoqëri dhe duhen institucione të forta për ta dekurajuar atë.

“Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme. Një nga gjërat ku punojmë me homologët tanë në Shqipëri, teksa ata ndërmarrin nisma të ndryshme anti-korrupsion, është se përpiqemi t’i ndihmojmë për të ngritur institucionet që do të shkurajojnë korrupsionin tek njerëzit. Sepse në pikëpamjen tonë, korrupsioni është ai që minon çdo gjë në shoqëri.

Kështu, homologët tanë shqiptarë në sektorin e drejtësisë, në polici dhe tjetërkund po shohin masa të ndryshme anti-korrupsion. Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale. Pra të gjitha këto janë pjesë e krijimit të një sistemi më të mirë, më të fortë, më të aftë drejtësie” deklaroi ai.

Zyrtari i DASH foli gjithashtu edhe për ndihmën prej 920 mijë dollarësh që SHBA dha për përmirësimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri. Kjo sipas tij është e nevojshme pasi kur synohet të reformohet i gjithë sistemi duhen mbështetur të gjitha institucionet njëkohësisht.

“Kemi vënë re në vende të tjera se nëse reformohet policia, kjo nuk mjafton nëse gjykatat dhe burgjet nuk reformohen. Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu. Pra, sistemi i burgjeve është pjesë kyç e përpjekjes për reforma në sistemin e drejtësisë dhe interesi ynë është që të ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu” tha Andrews.

Jorgan K. Andrews mbikëqyr programet e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Europë dhe Azi. Ai ka qenë i angazhuar në 3 programet më të mëdha të Byrosë, në Kolumbi dhe Meksikë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe duke forcuar institucionet në sektorë të drejtësisë. Andrews ka shërbyer gjithashtu edhe në Kazakistan, Guatemala dhe Rusi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
Bota

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

14 Nëntor, 2025 9:00 pm
Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
Kronikë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

14 Nëntor, 2025 8:01 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
Para
“Pas 30 qershorit askush nuk u largu nga puna”, Bardhi i përgjigjet Ramës

Doshi dhe Dako "non grata" nga SHBA, Bardhi: Rama i ka mëkëmbësit e tij

Stop/ Dy karamele, një dëshirë dhe fallxhorja nga Durrësi të bën me fëmijë

Stop/ Dy karamele, një dëshirë dhe fallxhorja nga Durrësi të bën me fëmijë

Video/ Çfarë e bëri Mustafa Nanon të “qajë” në studio

Video/ Çfarë e bëri Mustafa Nanon të “qajë” në studio
















TE FUNDIT

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
14 Nëntor, 2025

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të bashkohen me Venezuelën për paqen në Amerikë, ndërsa dënoi vendosjen...

Lexo më shumë

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton

Trump do të urdhërojë hetime mbi lidhjet e Epstein me ish-presidentin Clinton
14 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të urdhërojë një hetim mbi lidhjet e dyshuara të financuesit pedofil Jeffrey...

Lexo më shumë

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve

Kryebashkiakja e Roskovecit çohet në gjyq për presion ndaj votuesve
14 Nëntor, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik...

Lexo më shumë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com