Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri italian thirrje politikës shqiptare: Dialog pa kushte

2019/10/15 at 5:20 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri italian thirrje politikës shqiptare: Dialog pa kushte

Kryeministri Italian Xhuzepe Conte ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri, ku u prit nga homologi i tij Edi Rama. Dy kryeministrat dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku folën në lidhje për bashkëpunim mes dy vendeve si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Rama ka thënë në konferencën për mediat se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave me BE, ndërsa falënderoi Italinë për mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

“Dita e sotme ishte e ngarkuar me punë, por jemi këtu për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe njëkohësisht për të shprehur vullnet të thelluar bashkëpunimi të shkëlqyer mes dy vendeve, ku pa diskutim ka shumë për të bërë akoma më tepër. Pa diskutim që vizita e kryeministrit italian në Tiranë sot është në kuadrin e një datë të rëndësishme për Europën dhe Shqipërinë, ku ndër të tjera do diskutohet edhe vendimi për çeljen e negociatave me Tiranën. Prandaj dua të falënderoj kryeministrin Conte dhe qeverinë italiane që nuk janë lëkundur për asnjë moment në mbështetje të Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe gjithë këtij rajoni në perspektivën për t’u anëtarësuar në BE. Shqipëria dhe Maqedonia e veriut meritojnë hapjen e negociatave. Ne nuk jemi në këtë proces se na kërkon Be, por se atë e kërkon e ardhmja dhe se po luftojmë për një Shqipëri europiane, për shtet të së drejtës dhe demokraci të zhvilluar”,-tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri italiane, Xhuzepe Conte i ka bërë thirrje politikës shqiptare të ulen për të zgjidhur krizën politike në vend. Gjatë konferencës së mbajtur me kryeministrin Ram, Conte theksoi se mazhoranca duhet t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës, ndërsa theksoi se dialogu duhet të zhvillohet pa kushte nga të dyja palët.

“Populli është shprehur pro anëtarësimit në BE, dhe kjo përbën një tjetër shtysë. Rama më konfirmoi se është i vendosur që të vijojë në këtë rrugëtim, në realizimin e reformave, kryesisht të Reformës në Drejtësi. Një pjesë e bisedës sonë u ndal te bashkëpunimi më i thelluar në luftën ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme. Vëmendja jonë është përqendruar te aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën politike, që do bëjë dhe një sinjal të pjekurisë politike dhe institucionale. Mazhoranca dhe opozita kanë interes ta zgjidhin këtë krizë. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës dhe dialog të zhvillohet më tej pa kushte”, deklaroi kryeministri Conte./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Durrës/ Përshtatën vilën me qira për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 kineze

20 Qershor, 2025 9:34 am
Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
Bota

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

20 Qershor, 2025 9:12 am
Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
Aktualitet

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

20 Qershor, 2025 9:04 am
Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
Bota

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

20 Qershor, 2025 8:53 am
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 8:40 am
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Konflikti Izrael-Iran hyn në javën e dytë, Evropa synon një zgjidhje diplomatike

20 Qershor, 2025 8:28 am
Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare
Aktualitet

Rama ndan fotoalbumin e 34-vjetorit të PS: Fill pas fitores më spektakolare

20 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 qershor 2025

20 Qershor, 2025 8:12 am
Para
Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave, s’ka vendim për Shqipërinë

Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave, s’ka vendim për Shqipërinë

Zbuloni ç’ju pret këtë javë, shenjat me fat dhe çfarë duhet të keni kujdes

Si reagoni në sherr e sipër, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave, s’ka vendim për Shqipërinë

Kritikat e Contes, Shqipëria nuk i ka shfrytëzuar potencialet e saj
















TE FUNDIT

Durrës/ Përshtatën vilën me qira për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 kineze

Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
20 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 shtetase kineze, pasi kishin marrë me qira një vilë dykatëshe dhe e...

Lexo më shumë

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?
20 Qershor, 2025

Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gjenevë me homologun iranian. A mund të arrihet progres? Presioni intensiv...

Lexo më shumë

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin

Ngjyra, ritëm dhe histori! 400 artistë nga Europa “ndezin” Durrësin
20 Qershor, 2025

400 artistë nga Europa ndezën atmosferën e Durrësit me një festë traditash, në një nga skenat më mbresëlënëse të historisë....

Lexo më shumë

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës

Nga Gaza në Kosovë, përmes kontrabandës dhe shpresës
20 Qershor, 2025

Një migrant palestinez, 27-vjeçar, ka mbërritur ilegalisht në Kosovë, duke përballuar rrugë të rrezikshme e kosto të larta. Policia e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com