Ditën e sotme në kryeqytet do të zhvillohet për të katërtin vit radhazi Maratona e Tiranës, ku do të marrin pjesë vrapues nga disa shtete botës.
Ndërkohë, lidhur me këtë aktivitet, Policinë e Shtetit në bashkëpunime me policinë e Bashkisë së Tiranës ka marrë masat e nevojshme për të shmangur çdo incident të mundshëm gjatë maratonës.
Përveç masave, në për shkak të maratonës do të ndryshojë dhe itinerari i qarkullimit të automjeteve, o ashtu do të ketë dhe ndryshime të linjave të urbaneve në Tiranë.
Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në lulishten “Këshilli i Europës”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00 të datës 12 Tetor 2019. Në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar. Pezullohet sensi dalës për në këtë rrugë.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet si më poshtë:
a) Në rrugët “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Abdyl Frashëri” dhe “Papa Gjon Pali II;
b) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
c) Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
d) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
e) Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
j) Në kryqëzimin e b.l.v. “Zhan D’Ark” me urën e rrugës së “Elbasanit”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v.”Zhan D’ Ark” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 1.1. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjës urbanë do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar si më poshtë:
• Linja Nr 1/A “Selitë-Kristal-Qendër –Stacioni i Trnit-Allias dhe 1/B”Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijon te “Myslym Shyri” detyrues djathtas për të vazhduar te “Ibrahim Rugova”- b.v.l “Gjergj Fishta”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1″drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barikadave”.
• Linja Nr. 2 “Teg- Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillsin”.
• Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
• Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
• Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon duke u kthyer te ura e rrugës “Elbasanit”.
• Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
• Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”.
• Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” detyruese majtas për të vazhduar në rrugën “Ismail Qemali” – “Papa Gjon Pali II” – b.l.v “Bajram Curri” – “Elbasanit”. Pjesa tjetër e linjës devijon te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
• Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” te “Kisha”.
• 10/B “Qendër – Mihal Grameno – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
• Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqezimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.
• 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” në kryqëzimin e sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
• Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe te (Ministria e Drejtësisë) nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr. “Barrikadave”.
• Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (drejtoria policisë).
• Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” te “Kisha ortodokse” dhe pjesa tjetër në rrugën e ” Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB).
1.1 Linjat “ndërqytetëse ushqyese” të Kamzës dhe Vorës do devijojnë në sheshin “Karl Topia”.
1.2. Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Dervish Hima” duke lejuar hyrjen nga rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Ismai Qemali” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri “Ibrahim Rugova”. Segmenti rrugës së “Elbasanit” nga kryqëzimi i rrugës “Arben Broci” te ura e “Elbasanit”, segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë) deri te ura e rrugës së “Elbasanit”, ura e rrugës së “Elbasanit”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e rrugës “Ali Demi” deri te ura “Sami Frashëri” (Drejtorisë së Policisë), rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi
Toptani”, segmenti i “Unaza e vogël” nga kryqëzimi me rrugën e ” Dibrës” deri tek “Zogu I” rruga “Ded Gjon Luli”, segmenti i rrugës së ” Kavajës” nga kryqëzimi me “Ded Gjon Luli” deri me “Muhamet Gjollesha”, rruga “Ibrahim Rugova”, segmentit të rrugës “Adem Jashari” dhe rruga “Lek Dukagjini”, nga data 13 Tetor 2019 nga ora 05:00 deri ne orën 14:00. Ne te gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, pezullohet sensi dalës për nga këto rrugë. - Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese si më poshtë:
a) Në “Unazën e Mesme” përveç segmentit të b.l.v. “Bajram Curri” nga ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”. “Luigj Gurakuqi”, e “Dibrës”, “E Barrikadave”, “Zogu 1” nga kryqëzimi me “Unaza e Mesme” deri te rruga “Fortuzi”, “E Durrësit” nga rrethrrotullimi “Karl Topia” deri te “Mine Peza”, “E Kavajës” nga “ura teknologjike” deri “21 Dhjetori”, “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Muhamet Gjollesha” deri tek “Sami Frashëri”, “Vaso Pasha”, “Ismail Qemali” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek “Sami Frashëri”, “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimin me sheshi “Uillson” deri tek “Vaso Pasha”.
b) Në kryqëzimin e rrugës “E Elbasanit” me rrugën “Ismail Qemali”, në drejtim të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje nga rruga “Papa Gjon Pali II”.
c)Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe B.l.v. “Zhane D’Ark” me urën e Elbasanit” drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
d) Në kryqëzimin e rrugës “E Barrikadave” me rrugën “E Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në rrugën “Zogu 1”.
e) Në kryqëzimin e rrugës “Zogu 1” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Zogu l” me dalje në “Unazën e vogël”.
f) Në kryqëzimin e rrugës “E Durrësit” me rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “E Durrësit” me dalje në rrugën “Unazën e Vogël”
g) Në kryqëzimin e “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
h) Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
i) Në kryqëzimin e “urës së policisë” drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e b.l.v “Bajram Curri” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
j) Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
k) Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
I) Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.
m) Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
• Linja Nr. l/A”Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe l/B”Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon ng b.l.v. “Bajram Curri” (pranë urës së policisë) detyruese djathtas për në rrugën “Sami Frashëri”. Pjesa tjetër e linjës devijon nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
• Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Uillson”.
• Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon në “unazën e mesme” te sheshi Mustafa Qemal Ataturku” (21 Dhjetori) dhe sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
• Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi).
• Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktoreve – Qendër” devijon te Ura e “Brrylit” në b.l.v. “Bajram Curri” detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Konti Leopold Bertold”.
• Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon duke u kthyer te sheshi “Karl Topia” (Zogu i Zi)
• Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr “Barrikadave” në kthim.
• Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “Elbasanit” rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
• Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – “Jordan Misja” devijon nga “Zogu I” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” dhe rr.”Barrikadave” kurse pjesa tjetër e linjës në rrugën e ” Elbasanit” të rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.
• Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura “Ali Demi”.
• 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te rruga “Petro Nini Luarasi” pranë Shkollës së Baletit.
• Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (Zogu i Zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Reshit Petrela”.
• 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në “unazë të mesme” te kryqëzimi i sheshit “Mustafa Qemal Ataturku” (21-dhjetori) duke vazhduar në sheshin “Karl Topia” (zogu i zi) – “ish-stacioni trenit” dhe kryqëzimet që intercektojnë me rrugën “Ferit Xhajko”.
• Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Uillson” dhe pjesa tjetër nga “Zogu 1” drejtim i detyruar majtas për të vazhduar te “Dervish Hatixhe” në kthim.
• Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura “Ali Demi” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” (Drejtoria e Policisë).
• Linja Nr. I5 “Kombinat – Kinostudio të devijojë te sheshi “Mustafa Qemal Ataturku” (21 dhjetori”) detyruese djathtas për të vazhduar në rrugën “Muhamet Gjollesha” – b.l.v. “Gjergj Fishta – “Ura teknologjike” dhe pjesa tjetër në rrugën e “Dibrës” në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” detyruese drejt (prapa TOB)./ Opinion.al E.Xh.