Alfred Çepe, është shkarkuar pas tre vitesh në detyrën si drejtori i Policisë Durrës.
Mësohet se, drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet ditën e sotme.
Më herët Shehu ka mbajtur detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Po ashtu, të tjera ndryshime priten të ndodhin në ditët në vijimë në nivele drejtuesish dhe shefa komisariatesh./ Opinion.al E.Xh.