Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

2019/09/30 at 6:48 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhafaj: Duhet strategji për tërmetet. Spiropali: Qeveria mori masat

Në seancën e sotme të Kuvendit, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli për tërmetin e 21 Shtatorit dhe theksoi se qeveria duhet të veprojë për hartimin e një strategjie që të parandalojë dëmet në situata të tilla.

“Tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund t’i parashikojmë, por dëmet e mëdha mund t’i parandalojmë. Qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me to, të përgatiste dhe të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi. Më së paku, është domosdoshmëri nevoja për evidentimin shkencor të dëmeve, një hartë të re sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmtetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme, rezervuarët, digat, urat. E kemi të domosdoshme për të ngritur apo përmirësuar institucionet shkencore të këtyre fushave. Përmirësimin e rregullave të ndërtimit, kontrollin e ndërtimeve, përgjegjësitë ligjore për këtë, mungesën e hapësirës për gjendjen dhe veprimin e emergjencës për situata të tilla dhe miratimin e protokolleve në situata të tilla. Ky tërmet i mirë na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë shumë vonë.” tha Xhafaj.

Pas tij fjalën e mori Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Në lidhje me tërmetet ajo tha se qeveria mori masat e për t’ju ardhur në ndihmë personave të prekur.

“Ishte një tërmet i fuqishëm, më i fuqishmi në 40 vitet e fundit, dhe në këto goditje shkaktohet frikë, dëme, por fatmirësisht nuk pati humbje njerëzore. Shtabi i Emergjencës mori masa, kryesisht për banorët që ishin të pasigurt në banesat e tyre. Në kohë rekord u ngritën grupe në Tiranë e disa qytete të tjera, duke marrë masa”, tha Spiropali.

Ajo shtoi se situata të tilla bëjnë evidente varfërinë, e cila sipas saj vjen si pasojë e një prapambetjeje të trashëguar dhe që është detyrë e qeverisë që ta luftojë.

“Është detyra jonë të bëjmë diferencën e madhe për të çrrënjosur varfërinë, që në raste të tilla si tërmeti, del me gjithë forcën e saj tronditëse. Ne kemi një prapambetje të trashëguar, që duhet luftuar me themel. Përveç solidaritet në tërmet, ne duhet të kthejmë sytë nga varfëria ekstreme për ta luftuar atë deri në qelizë”, deklaroi ministrja. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për “tradhti”

Presidenti Trump sugjeron arrestimin e kongresmenit demokrat për "tradhti"

Kanabisi në kufirin greko-turk, shqiptarët me skaf super të shpejtë

FOTO/ Dalin detaje si u kap skafi i dytë me drogë në Greqi

Shpëtohen 19 gra shtatzëna nga “Fabrika e fëmijëve”, si mashtroheshin

Shpëtohen 19 gra shtatzëna nga “Fabrika e fëmijëve”, si mashtroheshin

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com