Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Princi saudit përmend kërcënimin iranian në çmimet e naftës

2019/09/30 at 11:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Princi saudit përmend kërcënimin iranian në çmimet e naftës

Princi saudit, Mohammed bin Salman ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten “në mënyrë të paimagjinueshme” nëse bota nuk vepron për të ndalur Iranin.


“Furnizimet me naftë do të ndalen dhe çmimet e naftës do të rriten aq sa nuk kemi parë kurrë në jetë”, është shprehur ai.

Trashëgimtari i fronit, bin Salman ka thënë se lufta në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit mund të shkatërrojë ekonominë globale, pas sulmit në dy rafineri të naftës saudite dy javë më parë.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuarafajësojnë Iranin për këtë sulm.

Irani ka mohuar ndonjë përfshirje në sulmet në rafineritë e naftës saudite, të cilat kanë ndikuar në zvogëlim të 5 për qind të furnizimit global me naftë, andaj edhe janë rritur çmimet.

Princi saudit ka thënë se rajoni i Lindjes së Mesme “është furnizues i energjisë botërore për 30 për qind, dhe i rreth 4 për qind të bruto-prodhimit në nivel botëror”.

“Imagjinoni ndaljen e këtyre furnizimeve. Kjo nënkupton shkatërrim të ekonomisë globale dhe jo vetëm Arabia Saudite apo shtetet e Lindjes së Mesme”, ka thënë ai.

Ai ka fajësuar Iranin për “marrëzi” sa u përket kryerjes së sulmeve, duke thënë se aty nuk ekziston ndonjë qëllim strategjik.

Arabia Saudite ka thënë se 18 dronë dhe shtatë raketa kanë sulmuar dy rafineri të naftës në Abqaiq dhe Khurais më 14 shtator. Rebelët Huthi, që janë të lidhur me Iranin kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Princi saudit ka kërkuar nga Irani që të mos mbështesë rebelët Huthi, duke thënë se kjo gjë do të lehtësonte shumë përfundimin e luftës.

“Sot ne jemi të hapur për iniciativa për zgjidhje politike në Jemen. Ne shpresojmë që një gjë e tillë të ndodhë sot dhe jo nesër”, ka thënë ai.

Ai ka mirëpritur armëpushimin e rebelëve Huthi ditë më parë dhe e ka konsideruar këtë hap si pozitiv, drejt dialogut politik.

Lufta civile në Jemen ka rezultuar me krizën më të keqe humanitare, pasi 80 për qind e popullsisë kërkon ndihmë humanitare apo mbrojtje.

Më shumë se 70,000 persona besohet se kanë vdekur nga viti 2016 për shkak të konfliktit, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara.

Irani është rival rajonal i Arabisë Saudite dhe kundërshtar i Shteteve të Bashkuara, të cilat presidenti amerikan, Donald Trump i ka tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar këtë vit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ka qenë mbrapa sulmit në dy transportuese të naftës nëGjirin Persik në muajt qershor dhe korrik, si dhe ndaj katër transportueseve tjera në muajin maj.

Teherani në anën tjetër ka kundërshtuar akuzat në të dyja rastet.

Rasti Khashoggi

Duke folur për transmetuesin, CBS News, princi saudit ka thënë edhe se pranon disa pjesë të përgjegjësisë për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi në tetor të vitit të kaluar.

Megjithatë ai mohuar të ketë urdhëruar personalisht për vrasjen e tij.

Princi, që de fakto konsiderohet udhëheqës i Arabisë Saudite, dyshohet të ketë shënjestruar personalisht Khashoggin, gazetar saudit, i cili është njohur si kritik i Qeverisë së Riadit.

Në një intervistë për emisionin “60 minuta” në CBS, ai ka thënë: “Unë kam përgjegjësi të plotë si lider i Arabisë Saudite, sidomos për faktin se vrasja është kryer nga individë që kanë punuar për Qeverinë Saudite”.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk ka pasur njohuri se do të ndodhë vrasja e tij.

Autoritetet saudite nga ajo kohë kanë filluar një operacion “të ashpër” pas vrasjes së gazetarit dhe kanë nisur gjykimin e 11 personave./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Para
Në 11 tetor Venecia vendos për Metën, PS çon Ballën në mbledhje

Në 11 tetor Venecia vendos për Metën, PS çon Ballën në mbledhje

Dueti mes divave më pranë se kurrë, Beyonce dhe Adele bëhen bashkë

Dueti mes divave më pranë se kurrë, Beyonce dhe Adele bëhen bashkë

IKMT nis prishjen e objekteve në Vlorë, kundërshtojnë pronarët

IKMT nis prishjen e objekteve në Vlorë, kundërshtojnë pronarët
















TE FUNDIT

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
6 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë emocionuese. Marrëdhënia me partnerin do të jetë...

Lexo më shumë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com