Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

2019/09/28 at 11:00 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Valë e re emigrimi nga Shqipëria?

Shprehja “guri i rëndë në vendin e vet” duket se nuk po vlen më për shqiptarët. Me sytë përtej kufirit, themelet e së ardhmes ata kërkojnë medoemos t’i hedhin larg Shqipërisë. Një valë të re emigrimi paralajmërojnë të dhënat e Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO), teksa raportojnë se rreth 12.000 shqiptarë kanë aplikuar për herë të parë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, vetëm për periudhën janar-korrik 2019. Veç tyre, 2000 shqiptarë të tjerë kanë tentuar rishtazi për ta fituar këtë status.


Përse emigrojnë shqiptarët?

Një situatë e tillë i ka nxitur sociologët, psikologët dhe ekpertët e ekonomisë të hulumtojnë mbi arsyet e këtij largimi masiv. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi bën përgjegjës standartin e ulët të jetesës, nivelin e lartë të papunësisë, si dhe nivelin e ulët të pagave, sipas tij më e ulta në rajon. Duke iu referuar Institutit te Statistikave ai shton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2019, ishte 51.531 lekë. “Ky largim tregon pasigurinë e tyre për të ardhmen”, vlerëson psikologia Arjana Muçaj, e specializuar në psikologjinë sociale. “Kjo është edhe pasqyrë se si funksionon demokracia në vendin tonë, pasi respektimi i të drejtave të njeriut pothuajse nuk ekziston ose nuk vlerësohet sa duhet”.

Për sociologun Gëzim Tushi arsye të forta për t’u larguar nga Shqipëria janë edhe synimet për karrierë dhe shkollim. “Disa janë pesimistë me situatën politike, konfliktet e vazhdueshme dhe natyrisht me mungesën e sistemit meritokratik”- shton Tushi.

Rinia në largim

Një jetë larg Shqipërisë duket të jetë ëndrra edhe e shumë të rinjve shqiptarë. Në një sondazh të kryer nga Fondacioni “Friederich Ebert” (2018/2019) 40% e të pyeturve kanë shprehur dëshirën të ikin nga Shqipëria. Destinacioni më i preferuar është Gjermania. Specialistët pajtohen me mendimin se largimi i të rinjve nga Shqipëria vjen si rrjedhojë e arsimit jocilësor dhe papunësisë. Referuar të dhënave të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë shënoi 22,2 % në tremujorin e parë të 2019.

“Për të demotivuar largimin e të rinjve është e udhës të rregullojmë përputhjen e kurrikulave dhe diplomave universitare me tregun e punës”- thotë për Dë, sociologu Gëzim Tushi.”Mbi të gjitha duhet të rregullohet sistemi i vlerave dhe meritës, të goditen preferencat nepotike, partiake në trajtimin e të rinjve”.

Edhe pse largimi i të rinjve nuk është një fenomen vetëm shqiptar, psikologia Muçaj nënvijëzon se “ka një ndryshim të madh pasi të rinjtë e huaj kthehen në vendet e tyre për të sjellë eksperiencën e fituar, ndërsa të rinjtë shqiptarë as që e mendojnë këtë si mundësi.” Këtë largim Preçi e quan një humbje të investimit që vetë shteti shqiptar ka bërë, e që do të ndihet edhe më shumë në të ardhmen. “Së bashku me ta edhe shuma të konsiderueshme prej disa qindra miliona Eurosh janë larguar nga vendi dhe vetëm nje perqindje e vogel e këtij investimi është rikthyer apo pritet të rikthehet në vendin tonë”, thotë Preçi.

Cilat janë pasojat sociale dhe ekonomike?

Ekspertët pranojnë se situata është serioze. Shqipëria po plaket me ritme të shpejta. Nga vendi me popullsinë më të re në Europë, mosha mesatare e Shqipërisë është rritur nga 27 vjeç në 35.4 vjeç. “Pasojat janë të dukshme”, shprehet sociologu Gëzim Tushi. “Pakësimi i lindjeve, ulja e numrit të fëmijëve për grua nga 2.7 në më pak se 1.6 dhe zgjerimi i kërkesave për pensione e mbrojtje sociale ka krijuar problemet e veta në shërbimin shendetësor apo kujdesin social.” – shton Tushi.

Sipas Institutit të Statistikave numri i lindjeve në tremujorin e dytë 2019 shënoi një rënie prej 5,7 % krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri më i lartë i lindjeve ishte në qarkun e Tiranës me 2.157 foshnje, ndërsa numri më i ulët u regjistrua në qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje foshnje.

Pasojat e emigracionit dhe ndryshimet demografike ndjehen edhe në ekonominë e vendit. Preçi thotë se rritja e numrit të qytetarëve në moshën e pensionit dhe largimi i fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit. “Sidomos largimi i punonjesve te kualifikuar, te cilët janë edhe kontribues të ndjeshëm në skemën e sigurimeve shoqërore për shkak të pagave të tyre më të larta e vështirëson më tej edhe funksionimin e vetë skemës së sigurimeve shoqërore” – shton eksperti i ekonomisë.

Me largimin e të rinjve jashtë vendit, ka një shtim të numrit të personave të moshuar që jetojnë vetëm. Sipas psikologës Arjana Muçaj ndikimi psikologjik tek prindërit është shumë i madh, sepse lidhet me mirëqënien e tyre emocionale. “Ata kanë nevojë për mbështetje si emocionale dhe financiare”, thotë Muçaj. Po sipas psikologes largimi masiv ka ndikim negativ edhe tek njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri pasi “ata ndihen të paplotësuar në vendin e tyre, të pavlerësuar dhe aq më tepër të nëpërkëmbur nga klasa jonë politike”- shton Muçaj.

Në kërkim të zgjidhjes

Për ekspertët emigrimi masiv i popullsisë shqiptare do të lërë pas një shoqëri me shumë mungesa. Ata kërkojnë që klasa politike të ndërhyjë sa më parë për të ndaluar këtë fenomen, i cili po i merr vendit personat e kualifikuar.

“Duhet bërë një vlerësim i tregut të punës mbi kërkesën e nevojave që ka tregu për profesionet përkatëse. Kur themi cilësi kjo duhet të shoqërohet me edukimin dhe arsimimin e të rinjve dhe krijimin e mundësisë për punësim, kjo edhe nëpërmjet politikave të shkëmbimit me vendet e rajonit por edhe të BE”- thotë për DW psikologia Muçaj.

Socilologu Gëzim Tushi thekson se duhen strategji për të vlerësuar gjendjen reale social-ekonomike në vend, e më pas të ndërtohen politika për të ndalur këtë proces.”Duhet të jenë ekpertët e fushave të ndryshme dhe jo politikanët që duhet të thonë fjalën e tyre se, çfarë duhet bërë, ku duhet të përqëndrohemi për të penguar procesin mekanik e metafizik të plakjes së popullsisë dhe “emigracionit të vonuar”, shprehet Tushi.

Për ekspertin Zef Preçi përmirësimi i klimës së biznesit në vend shoqëruar me politikat që nxisin rritjen e produktivitetit të punës dhe të pagave, janë ndër rrugët kryesore për frenimin e emigracionit ekonomik. “Po kaq i rëndësishëm mendoj është përshpejtimi i rritjes ekonomike të vendit me synim një rritje vjetore mbi 6%. Qëllimi është absorbimi I fuqisë së lirë punëtore”, shton Preçi. Po deri sa të ndërtohen strategjitë që ekspertët propozojnë a është Shqipëria gati për të përballuar një valë të re emigrimi?/DW

Etiketa: emigrimpasoja ekonomikerinia


Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Video/ Fansi i ‘çmendur’ kalon shiritin e sigurisë për Bebe Rexhën

Video/ Fansi i 'çmendur' kalon shiritin e sigurisë për Bebe Rexhën

Oriz për kokainë, hetimet zgjerohen tek zyrtarët në portin e Durrësit

Oriz për kokainë, hetimet zgjerohen tek zyrtarët në portin e Durrësit

‘Valë e re largimesh nga Shqipëria’, apeli i Metës

‘Valë e re largimesh nga Shqipëria’, apeli i Metës
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com