Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Bundestagut, Kryemadhi: Tregon që Rama ka kapur drejtësinë

2019/09/27 at 4:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e 8 korrikut, Kryemadhi: Ti japim fund tranzicionit 30-vjeçar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas votimit të zhvilluar ditën e djeshme nga Bundestagu, i cili vendosi që qeveria gjermane të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE.


Por, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipërisë iu dha një “po” me nëntë kushte, të cilat duhet të plotësohen për vijimin e integrimit të vendin në bllokun evropian.

Lidhur më vendimin e parlamentit gjerman, Kryemadhi është shprehur se rezoluta e Bundestagut tregon krizën në të cilën po kalon vendi si dhe nevojën emergjente që Shqipëria ka për të zgjidhur disa çështje që janë thelbësisht prioritare.

Kryetarja e LSI tha se nëntë kushtet e Bundestagut, shprehin qartë se Kryeministri Edi Rama ka kapur drejtësinë dhe se po e kthen vendin në një sistem monopartiak.

Kryemadhi ka thënë gjithashtu në reagimin e saj se; “Jo dialog për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta.”

Reagimi i Kryemadhit

Bundestagu gjerman miratoi ditën e djeshme rezolutën për Shqipërinë. Një rezolutë që jep një pamje të qartë të realitetit shqiptar, krizën në të cilën po kalon vendi si dhe nevojën emergjente që Shqipëria ka për të zgjidhur disa çështje që janë thelbësisht prioritare.
Gjermania ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme interesat e Shqipërisë dhe ka mbështetur aspiratën evropiane të popullit tonë. Kjo pasqyrohet qartë në vullnetin pozitiv të shprehur në votimin e djeshëm.
Maqedonia e Veriut shkon e sigurtë drejt bisedimeve për anëtarësim, ndërsa Shqipëria vendoset përballë sfidave që e kanë stërmunduar prej vitit 2016, kur u mor edhe rekomandimi i parë pozitiv.

Nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave janë një semafor i kuq për Edi Ramën, pasi flasin qartë për kapjen e sistemit të drejtësisë, për krizën kushtetuese dhe institucionale, pandëshkueshmërinë e blerjes së votës dhe intimidimin e votuesve, si dhe paligjshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit, ku Edi Rama vendosi ta kthejë Shqipërinë në një sistem monopartiak, duke synuar zhdukjen e pluralizmit politik!

Sot nuk është momenti i dekoratave si ato të 2018-ës, as për shampanjë apo euforizëm politik. Tani është koha ku gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësi përballë sfidave reale të vendit dhe përballë qytetarëve. Nëse duam vërtet që negociatat të çelen vitin që vjen, atëherë duhet të ndalim një herë e mirë propagandën politike dhe t’i japim qytetarëve shansin për një Shqipëri evropiane.

Vullneti i mire i Gjermanisë për negociatat nuk do të thotë çelje e tyre e menjëhershme, por do të thotë shans që shqiptarët të ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe Shqipëria të plotësojë minimumin e standardeve demokratike, në mënyrë që të jetë e denjë për të hapur negociatat me BE.
Shqipëria evropiane është detyrimi ynë ndaj fëmijëve dhe të rinjve. Me përgjegjshmërinë, që duhet të kemi para tyre, kam shprehur prej kohësh bindjen e LSI-së për institucionalizimit e dialogut mes forcave politike në vend. Jo dialog për interesa individësh dhe karrigesh të pushtetit, por dialog transparent për qytetarët, gjithëpërfshirës e të sinqertë në shërbim të shqiptarëve dhe që lehtëson hallet që rëndojnë mbi ta.
Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë të jenë pjesë e Evropës së Bashkuar./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
Sport

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

28 Korrik, 2025 9:36 pm
Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
Bota

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

28 Korrik, 2025 8:38 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

28 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

28 Korrik, 2025 8:08 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagoset me thike 25-vjeçari në Vlorë

28 Korrik, 2025 7:56 pm
VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri
Life Style

VIDEO/ “I lindur për sport”, sa kushton roboti që lëviz si njeri

28 Korrik, 2025 7:36 pm
Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume
Sport

Europiani i vajzave 2025 thyen rekord, mbi 657 mijë tifozë në stadiume

28 Korrik, 2025 7:08 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet një person i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës

28 Korrik, 2025 7:07 pm
Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë
Aktualitet

Vijon zjarri në Lukovë, vatër e re regjistrohet edhe në fshatin Dukat-Fushë

28 Korrik, 2025 6:24 pm
Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025
Aktualitet

Revista “Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

28 Korrik, 2025 6:16 pm
Para
Tirana përsëri pa energji elektrike, këto janë zonat që preken

Gjirokastra pa energji elektrike, defekt në fiderat e NST

Futbollisti shqiptar dhunohet në Kroaci

Futbollisti shqiptar dhunohet në Kroaci

Kylie Jenner në spital do të mungojë në eventin e rëndësishëm në Paris

Kylie Jenner në spital do të mungojë në eventin e rëndësishëm në Paris
















TE FUNDIT

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit

Armand Duka vizitë historike në komunën e Bujanocit
28 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut...

Lexo më shumë

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima

Përmbytje masive në Rumani, tre viktima
28 Korrik, 2025

Rumania po kalon një nga situatat më të rënda natyrore të viteve të fundit, pasi përmbytjet e mëdha që kanë...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë e të riut në Vlorë, policia: Po punojmë për kapjen e autorit

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
28 Korrik, 2025

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta,...

Lexo më shumë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer: Person i keq

Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
28 Korrik, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com