Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?

2019/09/25 at 2:30 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?

Mentor Kikia-Që një adoleshente, aktiviste mjedisi, si Greta e Suedisë, nuk shkoi fillikat në pallatin e madh të OKB-së, kjo nuk do shumë mend. Por të shikosh pas saj teori konspirative sikur Greta ka marrë përsipër të përmbysë botën kapitaliste, që e kemi kaq të mirë, kjo më duket një lajthitje me përmasa globale. Nejse, do të ndalesha tek shqipot…., shqipot e rrjeteve sociale. Ata që nuk lënë gjë pa sharë e përgojuar.


Kam lexuar sot kaq shumë sharje, e ndava mendjen, i lexova sa plasa. E sëmurë mendore, psikopate, histerike, kurvë, debile, egoiste, agresive, e dhunshme, depresive, prostitutë, që duhet të shkojë në spital, mjerë familja që e ka… madje edhe komuniste. Këtë të fundit se mora vesh pasi komunistët nuk dallojnë nga pamja e jashtme.
Lukunia e sharjeve, një dukuri kolektive shqiptare kjo, shpërthente pas çdo postimi që buronte nga mediat e huaja, lidhur me modelin e alarmit për mbrojtjen e klimës dhe planetit.

Edhe unë mendoj se planeti nuk shpëtohet me patetizma. Dakord! Por ku ishte e keqja, pavarësisht mënyrës se si u prezantua, që një adoleshente bëri që përmes saj në gjithë botën të flitet për këtë rrezik.

Me ju shqiptarë e kam, ju që jeni mësuar vetëm lepe-peqe, nga ju buron tërë ai vulg ndaj një adoleshteje? A nuk e shprehni dot ndryshe mosaprovimin me dikë dhe diçka? Nuk dini të thoni: Jo, nuk jam dakord. Ju dini vetëm të pështyni dhe të lëpiheni, nuk keni rrugë të mesme?

E pra, unë nuk jam dakord me mënyrën se si një vajzë e vogël u shndërrua në “heroinën” e ambientalistëve. Nuk jam dakord as me mënyrën se si po përdoret ajo, as me menyrën se si ngrihen cështjet e klimës. Por unë jam me Gretën para se të jem me ata që heshtin e fusin kokën nën tavolinë. Jam me Gretën para se të jem me ata që vetëm shajnë, gjithkënd dhe gjithëçka që gre kokë, pa arritur të japin e prodhojnë asnjë ide vetë.

Shani ju, ju që nuk keni dalë njëherë në protestë për shkatërrimin e pyjeve, shkatërimin e bregdetit, shkatërrimin e gjithckaje në këtë vend. Doni ta dini pasojën e ndryshimit të klimës? Ja ku e keni: Bën 6 muaj thatërisë e të përcëllon, dhe shirat e dy muajve bien në një natë e të bëjnë gjëmën.

Jam me Gretën, sepse me ka lodhur ky mjedis ku të gjithë thonë: Po si nuk flet njeri more aman, si nuk reagon njeri këtu? E kur dikush flet, vrapojnë të pështyjnë: Po kur u bë edhe ky! Po ky nga na doli? Po ku merr vesh ky!



Ju sugjerojmë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
Kronikë

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

10 Korrik, 2026 10:54 am
Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
Kronikë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

10 Korrik, 2026 10:14 am
Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
Para
Thaçi takon Trump në New York

Thaçi takon Trump në New York

“Më ktheni Dr.Florin!”, Landi mall për mikun e ndjerë

“Më ktheni Dr.Florin!”, Landi mall për mikun e ndjerë

Ministri iranian refuzon çfarëdo marrëveshje për program raketor

Ministri iranian refuzon çfarëdo marrëveshje për program raketor
















TE FUNDIT

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç

Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, publikohet fotoja e autorit të krimit në Laç
10 Korrik, 2026

Është publikuar fotoja e Emiljan Sutit, i njohur edhe me emrin Artur Suti, i cili është shpallur në kërkim nga...

Lexo më shumë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë

Vrasja në Laç/ Shpallet në kërkim autori, me precedentë të theksuar penalë
10 Korrik, 2026

Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, Kokaj dhe Nure, i cili...

Lexo më shumë

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
10 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton...

Lexo më shumë

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
10 Korrik, 2026

Andy Burnham ka hedhur një tjetër hap drejt të qenit lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste dhe kryeministër, pasi shumica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}