Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, nënkryetari i LSI-s, Petrit Vasili ka deklaruar se Shqipëria rrezikon të mbetet pa shqiptarë.
Në një status në Facebook, numri dy i LSI-së shkruan se vota e lirë dhe pluralizmi në Shqipëri janë “varrosur” nga “një minorancë e paligjshme dhe e inkriminuar”
Për Vasilin Shqipëria sot rrezikohet më shumë se 30 vjet më parë, madje ai përmend “rrezik për shpërbërje kombëtare”
“E keqja ka vetëm një emër: varrosja e votës se lire themeli universal i demokracisë.
Neni 21 (3) i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë:
“Vullneti popullor është themeli i autoritetit qeveritar; ky vullnet duhet të shprehet përmes zgjedhjeve të rregullta dhe të vërteta, të kryera me votë universale dhe të barabartë, dhe me votim të fshehtë, ose sipas një procedure ekuivalente të votimit të lirë “” shkruan Vasili në Facebook. /Opinion.al