Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Prokuroria vegël e Ramës, nuk merr shenjat e gishtërinjëve të Kajmakut

2019/09/04 at 2:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Luçiano Boçi: Universiteti publik shqiptar vuan, i mbetur si mall pa zot

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme për rastin e verifikimit të figurës së Agim Kajmakut. Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Luçiano Boçi tha se Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se Edi Rama është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Kajmakun.


Gjithashtu Boçi akuzoi prokurorinë se duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

PD thekson se prokuroria pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës, një justifikim ky sipas PD-së banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë.

Deklarata e Partisë Demokratike

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se Edi Rama, duke përdorur segmentet e hetimit dhe të institucioneve të shtetit, është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Agim Kajmakun.

Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.

Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).

Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.

Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun

Duke refuzuar të japë shenjat e gishtërinjve të kandidatit të tij dhe duke përdorur prokurorinë, postierin e Vorës dhe duke heshtur përballë fakteve të publikuara nga PD, Edi Rama tashmë është zbuluar publikisht mbrojtësi i trafikantit të parave të falsifikuara, i arrestuar në Janinë dhe më pas i arratisur prej drejtësisë greke.

Edhe prokuroria, njësoj si kryeministri që fshihet pas omerta-së, u fsheh sot pas procedurave, duke u bërë vegla qorre e kryeministrit në mbrojtje të Kajmakut.

Edi Rama është njësoj si Jorgo Toto. Ai është vetë Agim Kajmaku.

I kërkuari nga drejtësia greke është vetëm fytyra e të inkriminuarit të radhës me të cilën Rama u shfaqet shqiptarëve.

Edi Rama hesht dhe e mbron, sepse ai nuk qeveris dot pa modelin kriminal që përfaqëson njeriu të cilin Rama ua ka servirur për kryebashkiak qytetarëve të Vorës.

Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.

Por megjithë provat e pakundërshtueshme që faktojnë inkriminimin e Jorgo Totos alias Agim Kajmaku, Edi Rama nuk e lëshon mollën e kalbur të radhës.

Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve.

Provat janë aty, në dritën e diellit.

Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e bashkisë së Vorës.

Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karrigen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asnjë bashkie të vendit.
Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve.

Etiketa: PDprokuroriarama


Ju sugjerojmë

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

5 Shtator, 2025 2:44 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Para
Vrasja në Durrës, çfarë u gjet brenda automjetit të djegur në Fushë-Krujë

Dy të rinj nga Fushë-Kruja kapen mat teksa vidhnin banesën në Tiranë

Për të dytin vit radhazi Vjena qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Për të dytin vit radhazi Vjena qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Meghan Markle gati për baby shower-in numër dy

Meghan thyen protokollin, punëson një kompani "për t'i pastruar imazhin"
















TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
5 Shtator, 2025

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com