Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Zyrtarët e bashkisë së Tiranës, pushime luksi me paratë e qytetarëve

2019/09/03 at 6:19 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Zyrtarët e bashkisë së Tiranës, pushime luksi me paratë e qytetarëve

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, duke thënë se ata bëjnë jetë luksi me paratë e taksapaguesve shqiptarë.


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa,ka deklaruar nga seli blu se nënkryetari i bashkisë Tiranë Arbi Mazniku, ka bërë pushime luksi me paratë e qytetarëve të Tiranës.

Zhupa ka hedhur akuza dhe ndaj kompanisë Fusha shpk, duke thënë se ka parregullsi në marrjen e tenderave.

Po ashtu, PD ka hedhur akuza dhe në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se  ata vazhdojnë të jenë në pushtet dhe se bashkëpunojnë me banditë dhe oligarkë.

Deklarata e Partisë Demokratike, zëdhënësja Ina Zhupa

Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë pranuar shkeljen e ligjit, kur kanë pohuar për Zërin e Amerikës se Shkëlqim Fusha, pronari dhe administratori i Fusha shpk ka paguar hotelin 908 euro nata për nënkryetarin Mazniku.

Justifikimi ishte se kështu nuk po harxhonin paratë e taksapaguesve të Tiranës. Por paratë e Fusha shpk në origjinë jane paratë e qytetarëve, taksapaguesve të Tiranës.

Janë të taksapaguesve sepse oligarku Fusha, nga taksat i ka marrë milionat. Aq shumë ka marrë, sa ja mban xhepi të bëjë shpenzime luksi për zyrtarët e Veliajt

I ka marrë nga paratë e qytetarëve të Tiranës, sepse ata e mbushin buxhetin e bashkisë, me faturat e rritura të Ujit, me tatimet dhe me taksat e reja që janë shtuar çdo vit. Paratë e banorëve të Tiranës shkojnë në buxhetin e bashkisë, dhe nga aty i merr Fusha Shpk.

I merr pa garë, i merr me ofertën me çmim më të lartë, i merr me shumicë duke i qepur edhe ligje speciale dhe me kritere preferenciale.

Shembulli më i madh i vjedhjes me oligarkët, është pikërisht favorizimi që bashkia e Erjon Veliajt i ka bërë që prej vitit 2015, kompanisë Fusha shpk, e cila rezulton përfituesja më e madhe e pasurive publike.

Gjatë periudhës 2015-2019, kjo kompani ka përfituar 49 tendera me një vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tendera vlera e fondit limit ështe thuaj se e njëjtë me vlerën e kontratës. Nga këto para burojnë shpenzimet e luksit për Maznikun e bashkisë.

Prokuroria e Tiranës ende nuk ka nisur hetimet për Maznikun, i cili duke pranuar dhuratën e oligarkut që fiton tenderat në bashkinë Tiranë ka shkelur njëkohësisht disa ligje.

Prokuroria duhet të hetojë për lidhjen mes pagesave private per Maznikun dhe ndikimin e tij për marrjen e këtyre tenderave. Një subjekt në tender që paguan zyrtarin e institucionit klasifikohet si korrupsion, ushtrimi ndikimi, konflikt interesi.

Gjithashtu në zbatim te ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funkisioneve publike”  është e ndaluar rreptësisht që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat .

Arbjan Mazniku ka shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj dhurate pranë ILDKPI në formularin periodik vjetor të interesave private siç përcaktohet në faqen 8 të formularit.

Veliaj hesht, sepse ky është modeli i qeverisjes së tij. Vidh me oligarkët dhe pasurohu me ta, shpenzo per luks paratë e taksapaguesve. Është koha që ky model, këto skandale të padëgjuar në vende që duan të hyjnë në BE, të marrin fund.

Për këtë ka vetëm një rrugë: Të largojmë bandën e Edi Ramës me Veliajt dhe Maznikët e tij që pushtetin e kanë shndërruar në një sistem grabitje e vjedhje./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Para
Delegacioni i “Venecias” nuk takon PD, kur publikohet opinioni për Metën

Delegacioni i “Venecias” nuk takon PD, kur publikohet opinioni për Metën

Deputeti gjerman: Kosova duhet të ruajë kufijtë ekzistues

Deputeti gjerman: Kosova duhet të ruajë kufijtë ekzistues

Sherret mes Tunës dhe Norës, të vërtetat dhe thashethemet për dy çiftet

Është ndarë apo jo nga Patris Berisha, ja si përgjigjet Tuna
















TE FUNDIT

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
5 Qershor, 2025

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se sot ka goditur sistemet raketore ruse në rajonin Bryansk, të cilat po përgatiteshin...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
5 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit, ku si pasojë e përplasjes së sy...

Lexo më shumë

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com