Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arrestimi i Armand Mamanit, reagon LSI: Nuk ka qenë kryetar në Gjirokastër

2019/09/01 at 5:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Arrestimi i Armand Mamanit, reagon LSI: Nuk ka qenë kryetar në Gjirokastër

Pas arrestimit të ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.


Në këtë reagim thuhet se Mamami nuk ka qenë asnjëherë kryetar i kësaj partie në Gjirokastër. LSI shton se “Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.”

Reagimi i LSI-së:

-LSI sqaron median dhe opinionin publik se Armand Mamani nuk ka qenë asnjëherë kryetar i LSI në Gjirokastër.

– LSI po ashtu përgënjeshtron prerë lajmet se arrestimi i tij është bërë në ambientet e kampit të Jalës si një fake neës bajat dhe i sajuar.

Aktiviteti i përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi fjalë e cila u pasqyrua dhe live nga mediat. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht nga ora 09:00.

– LSI është hapur në çdo moment për të dhënë të gjithë informacionin e duhur që lidhet më të për mediat dhe këdo tjetër me qëllim për të shmangur cdo abuzim dhe shtrëmbërim të qëllimshëm të informacionit.

Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht nje tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëve klientë të saj, që kanë damkosur Rilindjen si një frymëzuese e përdoruese e trafikantëve, të korruptuarve dhe të inkriminuarve që po i njeh tashmë gjithë Shqipëria dhe falë medias ndërkombëtare e gjithë bota mbarë.

Armand Mamani, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar që dy të afërmit e tij të vjedhin energjinë për një objekt dy katësh, të cilin e përdornin për aktivitet tregtar.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Armand Mamani

Ndalohet ish drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Arrestohet në flagrancë një shtetase për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, dhe një shtetase tjetër shpallet në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimin Ekonomik e Financiar në D.V.P. Gjirokastër u ndalua shtetasi A.M., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

U bë arrestimi në flagrancë, i shtetases L.B., 40 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetësia E.Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi në depon e A.M.K.S. Gjirokastër është konstatuar një kabull elektrik i lidhur në mënyrë të paligjshme, i cili përcillte energji elektrike në një objekt dy katesh, ambient i përshtatur për aktivitet tregtar, në përdorim nga shtetësia L.B dhe E.Zh., veprim i cili është kryer me miratimin e ish drejtorit të A.M.K.S. Gjirokastër A.M, i cili i kishte të afërme shtetaset e mësipërme.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Para
Netanyahu: Do të aneksojmë vendbanimet në Rripin e Gazës

Netanyahu: Do të aneksojmë vendbanimet në Rripin e Gazës

Dëshironi të krijoni familje? Mos shpresoni shumë te këto 3 shenja horoskopi

Horoskopi javor, 2-8 shtator 2019

Icardi braktis Interin? Argjentinasi largohet nga grumbullimi në Lugano

Mauro Icardi transferohet te PSG?
















TE FUNDIT

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
21 Qershor, 2025

Memli Krasniqi është rizgjedhur në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës – subjekt që doli i dyti në...

Lexo më shumë

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
21 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit dhe Izraeli sa vijnë e bëhen më të ashpra, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, po...

Lexo më shumë

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, pas një...

Lexo më shumë

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
21 Qershor, 2025

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës, pas një serie vjedhjesh të çantave dhe sendeve me vlerë nga automjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com