Barcelona nuk ka mundur të fitojë në ndeshjen e luajtur kundër Osasunës, duke mundur të marrë vetëm një barazim 2-2.
Dhe pse katalanasit kanë luajtur tre ndeshje të kampionatit spanjoll, ata kanë grumbulluar vetëm katër pikë, shifër e ulët për një skuadrës si Barcelona.
Gjatë takimit me Osasunën, lajmi i mirë ishte Ansu Fati, i cili shënoi dhe një gol. Ai është në moshën 16 vjeç e 304 ditë dhe është bërë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës që shënon gol në kampionat. Javën e kaluar, në fitoren 5-2 ndaj Betisit, Fati u shndërrua në lojtarin e dytë më të ri në histori që debutonte me katalanasit.
Futbollisti i lindur në Guinea-Bisau në vitin 2002, me golin në Pamplona ndaj Osasunës hyn në historinë e Barcelonës duke kaluar Bojan (17 vjeç e 53 ditë) dhe Messi (17 vjeç dhe 331 ditë). Goli tjetër i Barcelonës u shënua nga Arthur, ndërkohë që për Osasunën shënoi dy herë Torres./ Opinion.al E.Xh.