Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka vendosur të hesht për akuzat e ngritura ndaj, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, si dhe për Valdrin Pjetrin, dhe Agim Kajmakun, ky i fundit kryetar i bashkisë së Vorës.
Basha shprehet në reagimin e tij në “Facebook”, se Rama ko respekton kodin e heshtjes, e cila sipas tij, në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.
Kryedemokrati shkruan në reagimin tij, se për aq kohë sa Rama do të mbajë postin e kryeministrit, në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi, demokraci, apo mirëqenie për qytetarët,
Reagimi Bashës
OMERTA – KODI MAFIOZ I HESHTJES
Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.
Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.
Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.
Për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.
Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.
#ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk./ Opinion.al E.Xh.