Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa e re për në “Rrugën e Kombit”?! Kosova i reagon ashpër Shqipërisë

2019/08/28 at 12:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa e re për në “Rrugën e Kombit”?! Kosova i reagon ashpër Shqipërisë

Përplasjet mes Kosovës dhe Shqipërisë duket se nuk do të marrin fund kurrë.  Taksa e vendosur në “Rrugën e Kombit” vazhdon të jetë mollë sherri mes dy shteteve.

Para disa vitesh kjo temë kishte zgjuar shumë debate, duke u kundërshtuar fort, kurse tash po paralajmërohet edhe një taksë tjetër.  Bëhet  fjalë për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mësohet se nga fillimi i shtatorit në tollin e pagesës së “Rrugës së Kombit” do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë. Por, ky vendim i marrë nga Qeveria e Shqipërisë nuk është pritur fare mirë në Kosovë. Pal Lekaj që aktualisht është ministër në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, ka treguar  se institucionet e Shqipërisë nuk i kanë informuar për një vendim të tillë.

Ai madje ka treguar se është duke u munduar që të vë një kontakt me palën shqiptare për të diktuar këtë çështje.

“Ne si Kosovë nuk jemi në dijeni, nuk na kanë kontaktuar askush. Gjatë ditës po mundohemi të vendosim një kontakt me ministren, me homologen dhe të marrë sqarime pse ka ndodhur kjo”. Ministri i Kosovës e ka quajtur të panevojshme një taksë të tillë dhe ka thënë se do t’i shprehë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës.

“Unë mendoj që nuk ka nevojë për këtë taksë, sepse është një kriter që mbipeshat mund ta prishin rrugën mund të dënohen, por jo që të vendoset taksë. Do të kërkoj që për këtë çështje të ketë mirëkuptim”.

Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit nisi në shtator të vitit të kaluar.

Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro. Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.

Për automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në. Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar. Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro./  Burimi: Monitor.al

Ju sugjerojmë

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?
Bota

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

26 Korrik, 2025 10:55 am
Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
Aktualitet

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

26 Korrik, 2025 10:47 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

26 Korrik, 2025 10:27 am
Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
Bota

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

26 Korrik, 2025 10:20 am
SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron
Bota

SHBA-ja sanksionon një bandë venezueliane që thuhet se ka lidhje me Maduron

26 Korrik, 2025 10:10 am
Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…
Aktualitet

Ngjarja në Frashër/ Policia arreston një 55-vjeçar, ndihmoi vajzën e viktimës për…

26 Korrik, 2025 9:56 am
Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses nëse Kuvendi nuk konstituohet..
Rajoni

Sot afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

26 Korrik, 2025 9:47 am
“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare
Aktualitet

“National Geographic”: Zbuloni thesaret bregdetare të Rivierës Shqiptare

26 Korrik, 2025 9:30 am
Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius
Bota

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

26 Korrik, 2025 8:57 am
Von der Leyen për anëtarësimin e Ukrainës në BE: Ju i përkisni familjes evropiane
Bota

Afër zgjidhjes? Von der Leyen planifikon të takohet me Trump

26 Korrik, 2025 8:40 am
Para
Pasojat e pariparueshme të zjarreve në Amazonë

Pasojat e pariparueshme të zjarreve në Amazonë

Falsifikonin bileta urbani, në pranga 8 persona

Falsifikonin bileta urbani, në pranga 8 persona

Në shtator një asteroid gjigant do të “vizitojë” Tokën

Në shtator një asteroid gjigant do të "vizitojë" Tokën

TE FUNDIT

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?

Ndihma për zhvillim: Si të kompensohen shkurtimet e SHBA-së?
26 Korrik, 2025

Për herë të parë në 30 vjet disa nga donatorët më të mëdhenj në botë, të udhëhequr nga SHBA, po...

Lexo më shumë

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar

Zjarret, ministri Vegu njofton përdorimin e dronëve Bayraktar
26 Korrik, 2025

Për shkak të situatës së zjarreve, ushtria ka nxjerrë në ajër dronët Bayraktar TB2. Lajmi është njoftuar nga ministri i...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Zonat me rrezik më të lartë
26 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se si paraqitet situata e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve...

Lexo më shumë

DW: Ekonomia e Gjermanisë nuk duhet të nënvlerësohet

Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane
26 Korrik, 2025

Çfarë e bën Gjermaninë kaq të veçantë? Jörg Krämer, Kryeekonomist në Commerzbank, pohon: "Gjermania është e larmishme". Ai thotë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com