23-vjeçari Florian Selimi është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 07:00 të mëngjesit në një kanal në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” në fshatin Sulaj të Fierit. Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë me thikë gjatë një konflikti.
Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë ndaluar në Sulaj të Fierit për të rregulluar një defekt pasi makina u gjet me kofano të hapur.
Policia ka shoqëruar disa persona, ndërkohë që ende nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit.
Dyshohet se në 2015, Selimi kishte vjedhur dhe më pas kishte djegur një automjet në lagjen “15 Tetori”. I riu kishte ardhur vitet e fundit nga Tropoja në fshatin Sulaj të Fierit./ Opinion.al