Pas akuzave tën bëra nga Partia Demorkatike, ka reaguar kryebashkiaku i Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetrit.
Pjetri, ka mohuar akuzat e PD duke u shprehur se nuk është ndaluar nga policia italiane dhe nuk është i dëbuar nga shteti fqinj.
Po ashtu, kryebashkiaku i Shkorës, tha se në lidhje me këtë çështje do të pritet dhe kërkesa e prokurorisë.
“Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën”.
A është e vërtetë se nuk keni udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë?
“Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie.”/ Opinion.al E.Xh.